Heroizmi i bashkatdhetarëve i mbeti në sy e në mendje. E përjetësoi në veprat e tij historike kushtuar luftrave për të mbrojtur atdheu. “Nga kujtimi i të cilit,- shkruan ai,- tani përtërihem si për mrekulli, por edhe për të cilin s’mund të shkruaj pa lot në sy”.
Rënia e Shkodrës, që ishte një nga kalatë e fundit të qëndresës shqiptare pas vdekjes së Skënderbeut, e detyroi Barletin, si shumë të tjerë, të mërgonte në Venedik më 1504. Por vepra që i dha emër Barletit në kulturën shqiptare dhe në botë ishte “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë, rreth viteve 1508-1510.
Kjo vepër në kohën e vet u ribotua latinisht tri herë. U përkthye në shumë gjuhë evropiane . Po ashtu u bë burim i një literature të gjerë për heroin tonë kombëtar, të shkruar në gjuhë të ndryshme të botës.

Më poshtë, sjellim një fragment ku Barleti përshkruan Himarën dhe himariotët:
“Ata janë të siguruar vetëm me mbrojtjen natyrore të vendit; aty s’ka bërë gjë dora apo mjeshtria e njeriut. Ata i kanë përbuzur gjithmonë me sukses turqit e harbuar pas nënshtrimit të Epirit me vdekjen e Skënderbeut dhe kanë jetuar gjer në atë kohë, pa e njohur sundimin e huaj, me njëfarë lirie të pashoqe të natyrës.”/(Marin Barleti, “Historia e Skënderbeut”)
Γειά σου πατρίδα Χειμάρα!! Kur te paret tane trima himariote i cqienin kolotripidha-n turqeve pushtues, paraardhesit e turkoshakut Xhufi i fusnin nje "lopthi" me turqit ne teqene e Mustafa Aliut..... ptuuuuu plehraaaa turke!