Kalorësi 2600-vjeçar i zbuluar pranë Apolonisë ekspozohet në muzeun e Vjenës

14 Maj 2025, 11:11Kulturë TEMA
Kalorësi 2600-vjeçar i zbuluar pranë Apolonisë ekspozohet

“Kalorësi i Babunjës”, skulptura 2600-vjeçare e zbuluar pranë Apolonisë (Fier) është ekspozuar në Muzeun e Historisë Natyrore të Vjenës, ku do të qëndrojë deri më 31 korrik.

“Kalorësi i Babunjës” është një statujë e jashtëzakonshme prej bronzi që paraqet një kalorës të armatosur mbi kalë. Kjo është hera e parë që kjo vepër unike shfaqet para komunitetit shkencor austriak dhe studiuesve ndërkombëtarë, në një nga muzetë më të rëndësishëm në botë.

“Kalorësi i Babunjës” do të qëndrojë pranë Venusit të famshëm të Willendorf-it. Prezantimi i këtij zbulimi të jashtëzakonshëm të arkeologjisë u ideua dhe u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Muzeu i Historisë Natyrore në Vjenë.

Në fjalën e saj përshëndetëse, drejtoresha e Muzeut të Historisë Natyrore të Vjenës, prof. Katrin Vohland, tha se ekspozita e veçantë “Kalorësi i Babunjës”, përbën një tjetër moment të rëndësishëm në bashkëpunimin mbi 100-vjeçar midis Shqipërisë dhe Austrisë në fushën e kulturës dhe të kërkimit shkencor. Që nga punimet e hershme në fushën e arkeologjisë në Shqipëri nga Camilo Praschniker-i dhe Arnold Schober-i, të publikuara në vitin 1919 dhe që vazhdojnë të jenë themelore edhe sot, janë realizuar një sërë projektesh të përbashkëta arkeologjike dhe kulturore-historike, si ekspozita dhe gërmime.

Në fjalën e tij, Fate Velaj, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri, tha se çdo zbulim arkeologjik përfaqëson një ngjarje të rëndësishme në jetën shkencore dhe shoqërore, duke pasuruar njëkohësisht trashëgiminë kulturore dhe historinë e një vendi.

“Kalorësi i Babunjës” u zbulua në vitin 2018 në qytetin e lashtë ilir Arnisa në fshatin Babunjë pranë Apolonisë së lashtë, si pjesë e kërkimeve shqiptaro-gjermane. /atsh/

3 Komente

  1. a
    arna-Mutistan

    Edhe kete veper, te kultures greko romane e denatyruat duke e quajtur veper te cobenjve te Babunjes. Pse jo kur dhe tani afer DHIT-orianet tane kane nxjerre dhe Napoleonin shqiptar. Do te vazhdoja ta ndjeja veten krenar, qe jam shqiptar, nqse historia do te flase me faktin historik, dhe jo me deformime te neveriteshme, qe nuk i ha as lopa.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

      As turqit(safi) nuk i bejne keto pislliqe qe bejne birazeret e tyre tourkalvanoi.....cdo zbulim arxielogjik grek ne turkey nuk citohet si turk por vecse grek.....keta lanetet tane m'Albaniston qenkan siktir rasat.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gjergj Fishta I riu

      Jo Napoleoni nuk asht shqiptar po ka nje pikepjekje me pushtuesit Arber. Takohen ne Korsik me ta, pra e njejta dege. Po te llogarisim se brigjet e Mesdheut u pushtuan nga greket siç na thote historia e pranuar nga europianet, e ARBERIT qe u çfaqen ne Shqiperi me 1272, i bie qe te (perputheshin)te ndjeheshin afer me greket. Ato u perpurthen gati plotesisht ne doke e zakone me shqiptaret e jugut dhe ne gjuhe me te gjithe shqiptaret juge e veri. Atehere del se thenja se greket kolonizuan brigjet e Mesdheut duhet nderruar e thene se shqiptaret ishin ata qe kolonizuan brigjet e Mesdheut. Plus Napoleoni e dinte mire kete histori e lidhje dhe me 1804 ju a vu pushken sllaveve e ortodokseve(!) nga Preveza ne Tivar. E vura nje pike çuditese per ortdokset sepse serbet perfituan mbi tokat shqiptare duke nderprer bullgaret dhe kane ecur ngjitur me shqiptaret e ne tokat shqiptare te aneksuara nga bullgaret deri ne lindje te Prevezes pra Camerise, ne kufi me ARVANITASIT.Armiqsia mes serbeve e bullgareve ne histori vjene nga kjo ngatrrese. Degjova nje bullgar nje dite te bertiste: budallej sllave, pse jeni kundra Putinit, a e dini more qafira se na jemi te gjithe ne tokat e shqiptareve. Per ndihmen e Napoleonit dhene popullit shqipetare, historiografia shiptare nuk flet asgja. Dhe pikerisht kjo ndihme e Napoleonit ju dha pake frymemarrje shqiptareve ne Ballkan, se te qenke veç per turqit na humbi pusulla e perfunduam si ata 12 Milion shqiptaret te shperngulur me force ne Turqi nga sllavet e greket. Ateher Napoleoni asht aq shqipetare aq sa u gjetem ne te perputhur me arberit nga ndarja ne kolonizimin e Masdheut dhe rikthimi si arber. Nuk e di ai pranon Ardit Bido kete menyre llogjike te dhenjes se hitorise shqipetare!?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje