Më 13 maj të vitit 1842 lindi Mehmet Ali Pashë Vrioni, atdhetar, politikan, diplomat shqiptar e nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Mehmet Ali Pashë Vrioni është babai i kryeministrit të shtetit shqiptar, Ilias Bej Vrioni dhe gjyshi i përkthyesit të shquar, Jusuf Vrioni.
Nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Berat, anëtar i Shoqërisë së Stambollit, anëtar i Komitetit të Janinës, anëtar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Shqiptarëve, deputet i Beratit në Parlamentin e Perandorisë Osmane. Misioni më i madh i jetës së tij qe zgjidhja e çështjes shqiptare. Forcat e tij u përqendruan në ndërmarrjen më të madhe kombëtare të asaj kohe, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, e cila hapi Kuvendin më 10 qershor 1878 me qëllim që kërkesat shqiptare t’u paraqiteshin Fuqive të Mëdha para se të mblidhej Kongresi i Berlinit (13 qershor 1878). Kryetar i Lidhjes së Prizrenit u shpall Abdyl Bej Frashëri dhe nënkryetar i saj Mehmet Ali Pashë Vrioni.
Fill pas punimeve të Lidhjes së Prizrenit Mehmet Ali Pasha, udhëhoqi së bashku me Abdyl Bej Frashërin, përfaqësinë shqiptare në Kongresin e Berlinit ku kërkuan: bashkimin e katër vilajeteve shqiptare dhe njohjen e tyre si territor autonom nën kuadrin e Perandorisë Osmane; përgatitjen politiko-ushtarake të këtij terrirori shqiptar; sigurimin e përkrahjes për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Më 30 mars 1879 Mehmet Ali Pashë Vrioni së bashku me Abdyl Bej Frashërin u nisën sërish nga Preveza në drejtim të kryeqyteteve kryesore të Evropës për të siguruar përkrahje për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare. Vdiq në vitin 1895. /atsh/
Turkoshaku Ali Pasas Vrrioni "patriot" i modh "shqiptar"...!!!!?? O Zot cfare tjeter do te na shohen site...... allah uakbar
O Zot, o Zot ! Vazhdon ne menyre te lemerishme historike te fyhet etnija jone kombetare europiane dhe perfaqesuesi i saj me i madh heroi yne kombetar Gjergj Kastrioti, duke ngritur bythet ne menyre demostrative here mbas here ne sheshin e tij, nga turkoshaket e sotem, pjelle e bastardeve te dikurshem, qe shiten fe dhe atdhe, dhe u vune ne krah te menxyres se pushtimit osman, kunder ish vllezerve te tyre dhe popujve te tjere, qe luftonin kunder ketij pushtimi.
MEHMET PASH VRIONI ISHTE PATRIOT I MADH ,,,MYSLYMAN SI 85% E SHQIPTARVE ,,,,10% JAN TE RITIT GREKORTHODHOKS ,,DHE5% KATOLIK TE RITIT LATIN ,,,,MOS SHANI ISLAMIN ,,,SE SHQIPTARET JAN SHUMICA ,,,