Korça ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror me një nga ngjarjet më të dashura dhe të pritura të qytetit, Festivalin Ndërkombëtar të Karnavalit, që këtë vit feston edicionin e tij të 18-të.
Plot 35 grupe pjesëmarrëse, mes tyre edhe nga vendet e rajonit, kanë parakaluar përgjatë bulevardeve të qytetit, duke sjellë ritme, ngjyra, kostume dhe energji që kanë entuziazmuar banorët dhe vizitorët.
“Është hera imë e parë që marrë pjesë në Karnavale dhe është një festë shumë e bukur”, u shpreh një pjesëmarrëse.
“Traditë ku të gjithë mblidhen dhe është një eksperiencë shumë e bukur për të gjithë”, tha një tjetër pjesëmarrës.
Kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo, theksoi se karnavalet nuk janë vetëm një festë, por një mënyrë për të nxitur turizmin dhe ekonominë vendase.
“Shpresoj që do të kemi një sezon turistik të mbarë. Numrat e turistëve janë në rritje dhe besoj që turizmi do të vazhdoj të jetë një sektor shumë i rëndësishëm për ekonominë tonë lokale”, theksoi Filo.
Mijëra qytetarë dhe turistë kanë ndjekur aktivitetet e festivalit, i cili kulmoi me “Karnaval Party” në Pazarin e Vjetër, ku performoi këngëtarja e njohur Rezarta Smaja, duke mbyllur me muzikë dhe festë një mbrëmje të paharrueshme në zemër të Korçës.
"Energjia e Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një festë e vërtetë në rrugët e Korçës" - shkruan Rama.
A.K./TemA
Po ai kar vrenozi çfare maske vuri
Pershendetje dhe urime Korca. Shume bukur!
Ai maskën e trapit e mban gjithë ditën.
Po ai kar vrenozi çfare maske vuri
Vuri picken e sateme. Maske e madhe ishte
KARNAVALET ,,TRADIT E TE KRISHTERVE ,,,
Tema bënë shumë mirë që i jep jehonë këtij eventi të cilin e vendos në rubrikën kryesore duke cituar edhe vlerësimin e kryeministrit për rëndësinë e kësaj feste. Pa dashur të zbehin rëndësinë e këtij eventi për nxitjen e turizmit siç vë në dukje edhe kryebashkiaku i Korçës, si qytetar ne jemi shumë të interesuar që në rubrikën kryesore gazeta Tema ti bënte jehonë edhe vetvrasjes së një fatkeqi 30 vjeçar në Qytetin Studenti, si një fenomen që po përsëritet gati çdo ditë anë e mbanë vëndit. Por sidomos na intereson të dimë edhe qëndrimin e zotit Kryeministër për këtë fenomen që po merr përmasa alarmante.
Tere vitin shqiptaret perfshi edhe korcalet jane kar-navale, te pakten sot duhet te ishim nje here te vetme serioze. Boll Ed Kar-Droga mburresh, a thua se tii apo Krista-qi jeni shpikesit e karnavaleve te Korces.
Sa bukur! Krenari t‘i ruash nje nga shume traditat e vjetra shqiptare. Korçaret, ajka e shqiptarise.
Kur isha fëmijë dhe adoleshent në komunizëm, nuk e merrja vesh këtë eveniment. Tani që Shqiptarët e kanë parë pak perëndimin, shikojnë ngjashmërinë. Përveç se promovon turizmin dhe ekonominë lokale, mbi të gjitha na bën pjesë të kulturës perëndimore të qytetëruar e të krishterë, atje ku kanë qenë gjithë Shqiptarët e Gjergj Kastriotit. Dua të them që Korça i ka dhënë dritë e rrezëllim gjithmonë Shqipërisë në breza e shekuj të tërë. Bravo ju qoftë o Korçarë, Shqipëtarë të fisëm e të mirë, me rrënjë e me degë !!!
Tjeter bote Korca, Erseka Leskoviku, ska lidhje me Kabulistanin e vendeve te tjera. Larg duart kta plerat strategjike mos na e prishin. Kulture e larte, qe kane ikur trecereku i familjeve me ze pa imagjinoni te ishin ata qe e kane ndertuar e qe iken ne Amerike qe ne vitet 1800.
RAMA, THIRRI MËNDJES! ---------------------_------------------- Zoti Kryeministër tregon një kujdes të veçantë për afishimin e sukseseve të qeverisë që drejton. Një pasion të veçantë ai shfaq për projektet e pafund që i burojnë nga një mëndje aq pjellore në lëmin e zbukurimit të mëmëdheut, për t'a bërë atë të dashur dhe atraktiv për vizitorët e huaj. Por për pjesën dërrmuese të të qeverisurve të tij, zoti Kryeministër ka rezervuar një fat ndryshe. Për t'a ilustruar këtë, po japim disa nga titujt e marrë nga rubrika “Kronika” e kësaj gazete “të nderuar dhe e vlerësuar për pavarësinë e saj editoriale”. Ja disa nga titujt për një fenomen të këtyre 3-4 ditëve të fundit, i cili nuk shohim të lërë as më të voglën gjurmë në mëndjen dhe zemrën e Kryeministrit tonë: 1- 7Qershor 2025 “Gjëndet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, ja çfarë deklarojnë familjarët” 2-7Qershor, “Kush është 20 vjeçari i cili u vetvarë në Pogradec”, 3- 8-Qershor “Tragjike në qytetin Studenti, 30-vjeçari hidhet nga lartësia dhe i jep fund jetës”. Këto janë tre vetvrasje në 2 ditë. Nuk po marrim rastet e tjera gjatë këtyre ditëve, si rënie nga pallati, vrasje me armë e më the e të thash vogëlsira të tjera që kanë ndodhur në vëndin tonë të lumtur. Ajo që bënë përshtypje, as një fjalë nga Kryeministri, asnjë reagim për të shfaqur shqetësimin më minimal për një fenomen të tillë fatkeq. Kalemxhinjve të tij nuk u bëhet vonë, kjo pasi njerëz në këtë vënd ka “sa të hanë qëntë”, shqetësim për t'a është opozita, fajtore tradicionale e çdo qeverie që del nga zgjedhje “të lira dhe të ndershme” në demokracinë tonë, aq të dashur nga milionerët e rinj neokomunist.