Ka nisur paraditen e së shtunës Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve në Korçë. Grupe karnavalesh të huaja por edhe vendase kanë kryer një paradë përgjatë zonës këmbësore të qytetit duke përcjellë shumë gëzim e hare. Ky është edicioni i 18-të i këtij festivali i cili sjell një sërë risish e surprizash.
Blerta Belliu, Drejtore e Qendrës së Artit e Kulturës Korçë u shpreh për RTSH-në, se “ jam shumë e lumtur që këtë vit përvecc grupeve të Korccës që janë pregatitur me shumë dashuri, janë maskat e reja , personazhet e reja dhe qyteti do të jetë në një festë të madhe.“
“Ne jemi nga Polonia, jemi shumë të lumtur që kemi ardhur dhe do të kërcejmë për popullin shqiptar. Ne jemi veshur si arushi Panda, vijmë për herë të parë në Korçë dhe do i sjellim gëzim njerëzve dhe veçanërisht fëmijëve”.
“Ne jemi nga Bullgaria. Ajo që ne bëjmë është të largojmë shpirtrat e këqinj nëpërmjet zileve, pra gjatë gjithë vitit të mos ketë energji të këqija. Ajo që kemi sjellë këtu është një dasmë sipas traditës bullgare dhe me kërcimet tradicionale, pra jemi duke e rikrijuar një dasmë bullgare me nusen dhëndrin dhe këdo tjetër. Këtu kemi edhe priftin që bekon këdo”.
“Ne vijmë nga Ptolemaidha, jemi përfaqësueset e Greqisë. Në kemi risjellë pas 70 vitesh traditën e karnavaleve, duke marrë shembull nga ju. Jemi një grup me profesion piktorë dhe kishim dëshirë të vinim edhe në këtë festival në Korçë”.
Eventi kryesor i karnavaleve do të zhvillohet pasditen e së shtunës e deri vonë në mbrëmje, kur të gjitha grupet do të kryejnë paradën tradicionale përgjatë bulevardeve të qytetit të Korçës për të kulmuar në një party karnaval që do të zhvillohet në zonën e pazarit të vjetër.
- RTSH
Lini një Përgjigje