Komanda e Lartë Ushtarake Austriake në vitin 1916-1918 në Shkodër

8 Shkurt 2025, 16:50Kulturë TEMA
Komanda e Lartë Ushtarake Austriake në vitin 1916-1918 në

nga Kastriot Kotoni

Shpërthimi i Luftës së Parë Ballkanike në tetor 1912 dhe ecuria e saj në favor të Aleatëve mbante në vetvete pasoja të rrezikshme për Mbretërinë Dualiste (Austro-Hungareze). Kështu filloi zgjerimi dhe forcimi i shteteve sllave në Ballkan; shtimin e influencës ruse aty; dobësimin e Perandorisë Osmane, rritjen e luftës çlirimtare të popullsisë sllave në përbërje të Austro-Hungarisë, luftë që vinte në rrezik tërësinë territoriale të shtetit hasburgas, pa lënë mënjanë edhe gjallërimin e aspiratave të Italisë në bregun lindor të Adriatikut.

Humbjet e ushtrisë osmane në frontet e luftës e detyruan Vjenën zyrtare të hiqte dorë nga koncepti i kancelarit Andrassy, i cili e lidhte mbisundimin absolut të Austro-Hungarisë në viset shqiptare me ekszistencën e Perandorisë Osmane në Ballkan. Pas shumë diskutimesh në Ministrinë e Punëve të Jashtëme u morën vendime për të përshtatur qëndrimin austro-hungarez në rrethanat e reja që ishin krijuar.

Zyrtarët e lartë përcaktuan se një nga prioritetet e politikës vjeneze të ditës ishte krijimi i shtetit shqiptar, autonom ose i pavarur. Ai duhej krijuar për të ruajtur baraspeshën ballkanike dhe për të penguar hegjemoninë e pakufizuar të sllavëve në Ballkan. Perandoria Austro-Hungareze në kuadër të Protektoratit të Kultit (Program Veprim, Ballhausplatz-i), përveç ndihmesës së çmuar, dhënë në organizimin e e kryengritjeve shqiptare, në misionin e saj qytetërues do të vinte në lëvizje zhvillimin ekonomik, social fetar e kulturor arsimor shkencor, politik e diplomatik në trevat shqiptare duke u shpallur mbrojtëse e popullit shqiptar pa dallim fetar, me prirje nacionaliste. Gjatë Luftës së Parë Botërore Shqipëria u pushtua nga (Austro-Hungaria, Italia , Franca).

Me pushtimin e Shkodrës, më 23 janar 1916, Austro-Hungaria u shtri në Shqipërinë e veriut dhe të mesme. Në një libër me autor Teki Selenicën  me titull “Shqipëria më 1927” në parathënien e të cilit thuhet se : regjistrimet e para në Shqipëri deri në Berat, Elbasan , Durrës, Shkodër dhe Kosovë janë kryer nga austriakët në vitin 1916 dhe botuan një libër me emrat e fshatrave dhe qytetve të këtyre  zonave dhe numrin e popullsisë, këto të dhëna janë djegur.

Më tej shton autori në vitin 1920 është botuar një broshur e vogël me të dhënat e marra shkurtimisht nga austriakët. Ne do të ndalemi në një punim për doktoraturë të Helmut Shmake në Universitetin e Vjenës, në Fakultetin e shkencave filozofike 1952: Dotoratura me temë. “Mbi historinë e Administratës ushtarake Austro-Hungareze në Shqipëri në vitet 1916-1918”. Dok, 280. Lënda e organizuar (renditur) sipas kapitujve vijon si më poshtë.

 1-Përpunimi statistikor i vendit.

2-Çështjet e kultit në zonat e administratës ushtarake austriake. Kleri katolik dhe Protektorati i Kultit i Austo-Hungarisë.

 3-Çështje të kultit dokumenta (Sheriati dhe vakëfet). Drejtësia dhe përkujdesja për të drejtën. 4-Financat. Taksat direkte dhe indirekte. Investimet buxhetore për administratën ushtarake shqiptare.

 5-Komunikacionet(rrugët dhe ngritja e Post Telegrafës)

. 6-Shëndetësia.

7-Ekonomia dhe tregëtia në kuadrin e administratës ushtarake. Bazat e ekonomisë në Shqipëri para 1916. Bashkërenditja dhe organizimi i synimeve dhe planeve të administratës ushtarake.

 8-Grumbullimi i prodhimeve të vendit dhe masa për vjeljen e të korrave. Drithëra, ushqime vaj dhe oriz.

9-Blektoria, qymyri dhe mineralet.

10-Masa për përmisimin e strukturave në bujqësi e blektori. Rregullimi i qarkullimit të mallrave.

 11-Çështjet monetare e bankare.

12-Administrata ushtarake dhe popullsia. Furnizimi i popullsisë civile dhe i trupave ushtarake në administrimin e tyre ndaj popullsisë.

Autori i doktoraturës ka në referencat e tija mbi 120 autorë dhe në mbi 200 burime. Në rreth 35 faqe ka historinë e tokave shqiptare në Ballkan dhe interesat e fuqive të mëdha. Një shembull interpretimi të historisë gjejmë sipas autorit në çështjen e Metohisë të cilës Serbia i mori si pjesë të territoreve të saj dhe i cilësonte si toka e bërthamës së Serbisë.

Por në këtë veprim kishte hyrë Mbretëria  dhe ishte krijuar një zonë e rrezikshme ku popullsia shqiptare nuk ishte pajtuar me situatën dhe kushtet e krijuara politike. Përshkruhen me hollësi kryengritjet shqiptare të viteve 1910-1911 dhe lëvizjet e xhonturqëve në Kosovë. Po ashtu edhe reprezaljet e Turgut Pashës ndaj populsisë shqiptare në Kosovë, Shkup e në juglindje të Shqipërisë.

Me vlerë mbetet fakti se Komanda e Lartë Ushtarake organizoi çarmatosjen e populsisë dhe vënien përpara disa alternativave të kujtdo që mbante armë, së pari dorëzimin e armës kundrejt pagesës, së dyti vënien para ligjit shkuarjen në gjykatë dhe në rastet e flagrancës shkonte direkt në burg personi që posedonte armë.

Edhe në fushën e gjakmarrjes u morën masa të rrepta dhe kush kundërshtonte ligjin e vënë nga Komanda e Lartë Ushtarake Austriake, sipas të cilit gjakun e paguante shteti dhe në rast se i dëmtuari nuk pranonte ose merrte gjak, pasi ishte shkelur besa varej në litar ose burgosej e pushkatohej. Me këto punë gjyqësore merrej Komisari civil i vendit. Në rastet kur popullsia ishte dëmtuar nga zjarret Komanda iu jepte zhdëmtim në të holla të dëmtuarit dhe fillonte monitorimin e punimeve dhe kontrollin finciar deri në përfundim të punimeve ose u gjente strehim në godinat e kazermave të ish ushtrive aleate.

Komanda filloi regjistrimin e popullsisë në veri të Shqipërisë dhe parashikoi sasitë e miellit dhe orizit dhe vajit për popullsinë e qytetit dhe veçanërisht e zonave të thella malore për periudhën e dimrit. Këto sasi vinin me trena nga Austria në Jugosllavi dhe anije e më pas organizohej transporti me kuaj nëpër Shqipëri.

Bëhej pagesa edhe për transportin dhe raportoheshin çdo ditë të dhënat për shpërndarjen e këtyre ushqimeve të domosdoshme për periudhën e dimrit. Për të zbutur gjendjen e mjeruar ekonomike të qytetit i cili siç dukej ishte mbuluar nga kufoma të vdekurish nga luftrat dhe epidemive të njëpasnjëshme Komanda filloi organizimin në punë me pagesë në pastrimin e qyteteve nga popullsia vendase dhe robërit e luftës dhe krijimi i reparteve vullnetare për shpërndarjen e grurit dhe të misrit, drithit, sheqerit dhe vajgurit dhe kripës.Nënpunësit dhe klerikët u furnizuan falas me të gjitha produktet si sheqer, vaj, kripë dhe vajguri.

Në Tiranë u paguan rreth 7000 racione ushqimi pasi ishte vendosur edhe një trisk ushqimi. Të burgosurit ditën merreshin me shtrimin dhe rregullimin e rrugëve. Zhvendosja e popullsive se akuzoheshin për spiunazh.

Ishte një situatë e tmerrshme ku edhe duhej të luftoje edhe të mbijetoje.Seksioni ekonomik shpejt u preokupuar që të parashikonte sasitë mujore për sheqer, vaj, kripë vajguri, shkrepëse, kafe dhe misër për çdo fshat në very dhe në jug të Shqipërisë. Planifikoheshin furnizime dhe projektoheshin rrugë, ndërkohë duheshin të merreshin vesh edhe me kryetarët e fiseve dhe duheshin përgatitur edhe kuadrot e parë të administratës civile.

Dilnin çdo ditë shpallje nëpër mure në mënyrë që popullsia të vetadministrohej nën udhëheqjen e njerëzve të paris që e shihnin me sy të mirë Monarkinë Vjeneze. Oficerët që e njihnin mire vendin vendoseshin në thellësi të vendit dhe duhej të demostronin tek popullsia praninë e një pushteti të fortë dhe të rregullt.

Nxitja e populsisë në zonat e thella malore për të shitur lëndë drusore që të kishin mundësi ekonomike për të blerë mallrat e domosdoshme ishte njëra anë, tjetra ishte puna që duhej bërë për rimëkëmbjen nga pasojat e luftës dhe kështu një pjesë e mirë e malësorëve u shpërngul në qytete.

Qëllimi për hapjen e një gazete në gjuhën shqipe do t’u shërbente më mirë për propogandën dhe njoftimet e unifikuara të administratës. Hapja e shkollave ishte një dritë shprese për të gjithë shqiptarët dhe këtu kemi krijimin e Komisisë Letrare me patriotët Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta dhe Abati Prend Doçi dhe Ndre Mjeda.

Në vëmendjen e studiuesit doktorant Shmake janë të dhëna shumë të rëndësishme mbi sasitë në të holla dhe furnizime të ndryshme në ushqime e mallra që vinin nga Vjena dhe shpesh kishte debate për një mirorganizim tjetër në mënyrë që e gjithë sasia të shkonte në destinacion me sa më pak humbje dhe shpërdorime dhe në një afat të sa më të shpejtë.

Kishte një dualizëm mes pikpamjes së Konsullatës së Shkodrës e cila ishte për njohjen e disa karakteristikave të veçanta të administrimit vendas dhe Komandës së Korpusit ushtarak e cila në rastin e kolonel Lustig mori në konsideratë interesat e administratës me qarkoren ushtarake: “Çdo njeri që është kundër nesh, që vepron kundër nesh, kushdo qoftë ai, mbasi të mbahet një protokoll, një proçes verbal mbi tërësinë e provave të largohet”.

Asnjë lloj propogande nuk duhet të durohet me përjashtim të asaj që është në të mirën tonë. Të gjitha të dhënat e marra nga Arkivi i luftës në Austri. Arkivi i Dinastisë së Oborrit të shtetitit-Vjenë. Arkivi (Politik): Raporte të përfaqësuesve diplomatikë të Austro-Hungarisë. Regjistrime të administratës, Raporte ekonomike të Konsullatës diplomatike.

Më 11 nëntor të vitit 1918 mbaroi Lufta e Parë Botërore, po vendi ynë mbeti i pushtuar. Më 30 tetor 1918, hynë në Shkodër repartet të ushtrisë serbe. Të nesërmen , më 31 tetor 1918, qyteti u pushtua nga trupat italiane.

Administrimi i qytetit iu besua një garnizoni ushtarak ndëraleat, i përbërë nga reparte franceze dhe italiane.

Reparti anglez u zëvendësua nga një mision ushtarak.Në këtë periudhë në Shkodër vepronin esadistët, që ishin në shërbim të serbëve dhe kërkonin ndërkombëtarizimin e qytetit, për të krijuar terrenin që Shkodra të pushtohej nga ata.

Atdhetarët shqiptarë, të organizuar në klubin <<Lidhja Kombëtare>>, më 7 nëntor iu drejtuan me një memorandum Francës, Anglisë, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me anë të së cilës ishin kundër qëllimeve për ndëkombëtarizimin e qytetit.

Duke qenë se çështja e financave dhe miradministrimi i tyre është trajtuar edhe nga autorë shqiptarë si Haxhi Shkoza me titull “Financat e Shqipërisë 1839-1934”, ne duhet ta trajtojmë këtë informacion si përpjekje të intelektualëve shqiptarë të cilët shihnin tek transformimi financiar i Shqipërisë edhe transformimin e gjithë shoqërisë shqiptare.

Ai nënvizon se : Sistemi finciar turk bazohej mbi bujqësinë e cila për shkak, se industria ishte shumë e prapambetur edhe ajo kishte mbetur e prapambetur, mungojnë mjetet e komunikacionit dhe teknika nuk mund përparojnë po të mos pranojnë një fushë të gjerë financiare. Përveç kësaj Turqia haste në një pengesë siç ishin hapja ndaj kapitalit huaj dhe marrja e kredive nga jashtë. Financat shqiptare thekson autori , akoma mbajnë vulën e vështirësive që ka sjellë modeli i financave turke.

 

1 Komente

  1. K
    Klasi nuk eshte uje

    Nje fotografi me serioze, me xhakete, pse jo dhe kravate, ose pulover me elegant, jo fotografi plazhi? Se ngjan si ata qe shkojne te martohen me shapka te zyra e gjendjes civile

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje