Korça, destinacioni i turistëve elitarë - Muzeu i Artit Mesjetar, ndër më të vizituarit nga studiues dhe kërkues shkencorë

11 Gusht 2025, 15:13Kulturë TEMA
Korça, destinacioni i turistëve elitarë - Muzeu i Artit

Turistët që zgjedhin të vizitojnë qytetin e Korçës shpesh janë pjesë e një audience elitare, të përbërë nga pedagogë, studiues dhe historianë që kanë një njohje të qartë mbi kulturën dhe trashëgiminë që ofron kjo zonë.

Drejtoresha e Muzeut të Artit Mesjetar, Fjoralba Prifti, thotë se vizitorët nuk janë asnjëherë rastësorë, pasi muzeu mbart një fond të pasur ikonash dhe objektesh të periudhës bizantine dhe postbizantine, që tërheqin adhurues të artit dhe historisë.

“…kryesisht janë të huaj ata që vizitojnë Muzeun e Artit Mesjetar dhe janë njerëz që kanë dijeni për përmbajtjen e muzeut”, tha ajo.

Prifti shton se muzeu ka qenë gjithashtu objekt interesimi për kërkues dhe studiues të fushës shkencore.

“Kemi dhe shumë bashkëpunime me universitete dhe studiues shkencor të cilët hulumtojnë mbi trashëgimininë kulturore, ikonografisë apo dhe artit bizantin“, tha ajo.

Korça, me muzetë e saj, arkitekturën unike dhe trashëgiminë kulturore, mbetet një nga destinacionet më tërheqëse për vizitorët vendas e të huaj.

Gazetare: E. Fili               

2 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    E lexova me vemendje kete lajmerim per Muzeun Mesjetar ne Korce. Vertet eshte unik dhe ke ç' te mesosh. Po me habit nje gje. Drejtoresh Fjoralba eshte e preferuar e Niko Peleshit. Atje, ne ate qytet as nje pastruese nuk vihet pa miratimin e shokut Zylo (Niko). Kjo drejtoresha e ketij muzeu eshte ne vendin me te gabuar, nje injorante profesioniste. Me nje anglishte te çcale e cope cope do tu shpegoje shkencetareve qe vijne nga gjith anet per Muzeun. Pa arsimin perkates. Çuditerish atje eshte nje punonjese, vartese e kesaj tru laraskes, qe ka mbaruar fakultetin jashte shtetit per kete periudhe, qe ka mbrojtur edhe masterin jashte shtetit dhe rri e shikon shpegimet idjote dhe empirike te drejtoreshes. Kjo qe po ju them eshte mjeshtre ne kete fushe dhe zoteron mire e bukur 4 gjuhe te huaja. Mendoj se qeveria duhet te ktheje vemendjen dhe neper drejtori te ndryshme te vendit qe te nderojne apo te turperojne. Ne rastin konkret na turperon. Te veproje qeveria ashtu sic beri me drejtoret neper Bashki qe kishin zene ndryshk. Vendosni more njerez njeriun e duhur se eshte mjaft e pergatitur e me gjuhe te huaja atje ne Muzeun Mesjetar te Korçes. Fatkeqesish nuk me kujtohet emri i saj per momentin, por e di se i fillon emri me "E"...

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka tek i zoti

      Kjo eshte Shqiperia e vertete europiane, qe me se fundi mbas 3 dekadave, po fillon te marre vemendje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje