Krijuesi i "Mora fjalë", historia e këngës që pushtoi zemrat kuqezi dhe brenga e Naim Gjoshit

12 Tetor 2023, 17:05Kulturë TEMA
Krijuesi i "Mora fjalë", historia e këngës që

Nga Armand Bajrami

Kënga “Mora fjalë” është kthyer së fundmi në një himn për tifozët, por edhe vetë lojtarët e Kombëtares kuqezi. Melodia që çon peshë mijëra zemra në stadium e përtej tij, i vishet vargjeve për heroin legjendar Adem Jashari.

Shumëkush i shqipton me gjoksin plot, por jo aq dinë që krijuesi i tyre është Naim Gjoshi.

Kompozitori i mirënjohur tregon nga studioja e tij në Elbasan, qytetin ku jeton prej 8 vitesh, se “Mora fjalë” lindi në vitin 2000, si kërkesë e rapsodit Kosovar Qazim Beka. 

“Mua më janë dashur dy javë të meditoj për heroin. Ishte në 3 vjetorin e rënies së tij”.

Një vit më vonë në një takim me rapsodin Beka në Kosovë, kompozitori Gjoshi ka dëgjuar rastësisht në ambientin ku ishte këngën e tij nga zëri i Shkurte Fejzës.

“I them unë, po kjo, nga doli këtu. Tha që ia kam dhënë vetë. I thashë, si ia dhe pa të drejtën e autorit, pa më pyetur mua. Ashtu erdhi, tha. Me Shkurten, kënga u ngrit në pjedestal. Shkurta e solli këngën deri këtu ku ka ardhur. Tani e dinë gjithë shqiptarët”, rrëfen kompozitori për kameran e A2 CNN.

Frymëzimin për krijimin e një kënge monument për legjendarin Adem Jashari e ka gjetur atje, tek kulla e Jasharjave në Prekaz. 

“Atje kam parë edhe kullën, edhe portretin e Adem Jasharit. Adem Jashari ka një portret të një malësori kreshik. Mua më kujton eposin e kreshnikëve, Mujin dhe Halilin. Portet legjendari. Atë doja të përshkruaja në vargjet që kam bërë. Aty kam thirrur “Mora fjalë…” dhe eci kënga vetë. Për një orë e kam mbaruar”.

Por çfarë ndjen Naim Gjoshi teksa dëgjon krijesën e tij të këndohej njëzëri nga mijëra tifozëve?

“Unë kam ndjerë shumë emocion. Emocioni i parë ishte fitorja e Shqipërisë me Poloninë. Por në fund fare, kur nisi stadiumi dhe vetë futbollistët ta këndojnë, unë sigurisht që jam krenar. Unë isha aty, isha në stadium, pavarësisht se e shikoja nga shtëpia. Isha tifozi më i madh aty”, shprehet Naimi.

Gjoshi ka një bindje se përse kënga e tij ngjiti në publik. “Janë bërë shumë këngë për Adem Jasharin, por kjo ka dalë mbi të gjitha. Mendoj se suksesi i një krijuesi është kur krijon mbi motivet popullore të kombit të vet. Unë kam marrë shumë nga ato, kam marrë muzën e tyre.

Këngët, për mua, bëhen të pavdekshme kur bazën e kanë tek motivi popullor, folklorik origjinal. Pastaj krijuesi fut shpirtin e vet krijues aty. Unë e krijova thjeshtë mbi motive popullore dhe nuk i bëra refren. Kënga është strofike”, shpjegon ai.

Shpjegimin se përse “Mora fjalë” u përqafua masivisht gati dy dekada pas krijimit nuk e ka. 

“Kjo po më çudit edhe mua. Unë kurrë nuk kam menduar që kjo këngë do të mbërrinte deri këtu.  Këto vitet e fundit ka hyrë në stadiume. E këndojnë i madh e i vogël. Në Kosovë nuk ka njeri që nuk e di. 

Nuk di si mori kjo këngë kaq përmasa të mëdha, pikërisht këto 4-5 vitet e fundit. Kënga është e bukur vetë, por Shkurta e këndoi në atë mënyrë që e solli shumë bukur te spektatori, tek qytetari”.  

Mes vargjeve të tij, Gjoshi i thërret komandantit legjendar të UÇK-së të çohet nga varri. Të çohet se po e thërrasin zogjtë e malit, trëndafilat, këngët, trimat, nanë lokja dhe tanë Kosova.

Por krahas suksesit të pamatë të vargjeve e notave të tij, krijuesi i “Mora fjalë” e ka një brengë dhe nuk ngurron të çojë fjalë.  

“Më ka bërë përshtypje. Kam qenë disa herë në Skënderaj. Aty është djali i Adem Jasharit dhe asnjë herë nuk më ka takuar. Më vjen keq për këtë, që djali i tij nuk më ka takuar asnjë herë. 

Kam qenë në Drenicë, Skënderaj, nëntë vite radhazi në një festival rapsodie. Kam qenë në juri. Ai aty ka qenë, por s’më ka takuar. Këtë e kam shprehur edhe atje”.    

Por çfarë pret me më shumë emocion kompozitorin Gjoshi në përballjen e radhës të kombëtares kuqezi, fitoren, apo këndimin e këngë së tij?

“Unë dua fitoren e Shqipërisë. Atëherë bëhet më bukur. Atëherë krijon emocion më të madh kënga, me fitoren e Shqipërisë. Inshalla do të fitojmë”, uron Gjoshi.

22 Komente

  1. M
    Mal Cori

    Djalit i asht rrit menja . Kështu janë të tanë djelmt e heronjve, fodulla. Ose budalla...... . Shifnie djelmt e Azem Hajdarit....... . Apo djalin e Sokol Olldashit...... .

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironsi ZZ NYC

      @ Mal Cori Mik, mos I ngatërro gjërat: Ç'lidhje ka Heroi Adem Jashari me ata që përmend?! Fitore sot!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albina

        Mal Cori ka të drejtë? E lexove shkrimin? Kam qenë në Kosovë , thotë, në një përkujtimore për Adem Jasharin, ku ishte dhe djali i tij . Ndërsa të gjithë e falënderuan djali i Ademit as ja hodhi sytë.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Normal, ështe shok me Albinin dhe militant i VV. E patë selfien e tyre në makine duke udhetuar per te pare mbreme ndeshjen ne Tirane? Ajo që thote @Mal Cori më siper vertet nuk kane lidhje me kete rast, por gjithsesi eshte e turpshme qe djemte e Hajdarit dhe Olldashit, i shkojne mbrapa, 'vrasesit' te babait te tyre! E vura fjalen vrases në thonjza sepse per te vrare ka 100 menyra. Po debilet nuk kuptojne nga keto marifete, per ta mbase ka rendesi se kushedi zene ndonjehere ndonje karrike te pamerituar si psh. motra e tyre Rudina, qe e ndriti në politike. Ndaj keto sigurisht qe lene gjurme dhe nuk behet keq qe here pas here te kujtohen.

          Përgjigjjuni
      2. L
        Leone

        na plasi kari neve se kush eshte adem jashari !! Ore turq arabe te kosoves ne ne SHQIPERI KEMI HERONJTE TANE QE NGA GJERGJ KASTRIOTI TEK RILINDASIT DHE HERONJTE E LUFTES ANTIFASHISTE NACIONALCLIRIMTARE: koqevaret turq ta kendojne ne vendin e tyre kengen e jasharit ne Shqiperi nuk e njeh kush (adem islamik jasharin).

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zani

          Ah Leone TY robt ti kisha Shfaros

          Përgjigjjuni
          1. H
            Henk

            Leone kari,. Pse je kaq robqir o bythshkërdhyer..

            Përgjigjjuni
            1. Ai ra per atdhe o te qifsha motren.

              Përgjigjjuni
          2. K
            Korçari

            Nuk e dija që është këngë e Naim Gjoshit. Për herë të parë e kam dëgjuar nga një murgeshë kosovare që jeton në Gjermani, Lindita Krasniqi. Ngjiti me të parën. E dëgjoj shumë shpesh. Falenderoj shokun tim gjakovar që ma rekomandoi. Kjo këngë bashkë me Xhamadanin janë dy hymne të reja që vërtet kanë prekur zemrat e shqiptarëve kudo ku janë.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rrofsh Naim Gjoshi per kte kompozim A.J

              Eshte nji histori e bukur shqiptaresh ,si e gjthe Historia jone e Lavdishme e ngjyrat me te bukura se te cdo Kombi tjeter ,mbushur me Heronje Legjendare qe vetem ne pabesi e tradheti ka mundeur t'i mposhtin Armiqte tane shekullore ,prandaj edhe na xhelozojne dhe mundohen te na marin Heronjt ose Kopjojn ata si ndodhi edhe me Adem Jasharin ,ku Kurva serbe Vicicic dashur pa dashur pranon si Serb qe Simpatizojne Heroin e Kosoves dhe donte ta imitonte me Bandat e tij Terroriste ,porse deshtoj turpshem para bijve te Kosoves Heroike . ( nuk kendon do Pula si Kaposh i thon krej nga jugu ) I duhej nji Kenge e tille Tifozerise Shqiptare ,Per nji Komb si ky i joni SHQIPTARE __i cili eshte nga me te Medhenjte ne Rajon ,nuk do mjaftonte vetem "Nji Hymn" Kombetare ne perballje te tilla ne ARENE . Rrespekt Tifozave Kuq e Zi e Plisave Ballistave e cdo Krahine Shqiptare

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vjosa.al

                Perse valle, e krijuar gati para 20 vitesh, kenga per Legjendarin Adem Jashari, u rizgjua dhe mori permasat e nje hymni kombetar ne keto 4-5 vjetet e fundit, bucet nga gjokset e rinise shqiptare kudo ku ka grumbullime te saj dhe ku ndjesia e perkatesise kombetare mbulon te gjitha te tjerat, merr perparesi dhe gjen jehone e shumfishuar ne permasa emocionuese? Sipas meje, ka nje spjegim fare te thjeshte te kesaj dukurie, jo vetem shqiptar, dukurie besoj te njohur, te studjuar dhe te spjeguar nga antropologet dhe shkencat bashkeshoqeruse te saj. Eshte shqisa dhe arketipi shpirteror i kombit qe kur ndjehet se eshte ne rrezik, therret simbolet dhe atributet qe percaktojne mbijetesen e tij! Adem Jashari eshte tashme simbol i mbijeteses se kombit shqiptar, eshte therrori qe blatoi gjakun e disa brezave per tu vene ne themelet e egzistences se kombit. Pikerisht, 4-5 vjetet e gfundit, shqiptaret po perballen me sfidat jetike te dezintegrimit te teritoreve te tyre, ne veri nepermjet Zajednices serbe dhe ne jug, nepermjet zajednices greke qe po pergatitet me shpejtesi te madhe te shpallet si projekt i Vorio Epirit. Te ndodhur perballe ketyre thikave gjigande qe armiqte tane shekullore po ja ngulin kombit ne bashkerendimin tradicional serbo-greko-ortodoks me bekimin e Brukselit dhe me verberine e Washingtonit, shqiptaret po e ndjejne edhe nje here veten te braktisur e te tradhetuar, te kercenuar dhe te shantzhuar, me izolime dhe ultimatume. Me nje klase politike te percare, me nje opozite destruktive me nje lidership kriminal te korruptuar, me nje maxhorance te tredhur, qe ja ka dorezuar atributet e veta nje autokrati si Edi Rama, sharlatanit qe i duket vetja lider boteror, nje lolo dhe klloun i oborreve diplomatike euro-atlantike, qe nuk e ka ne refene as integritetin teritorial dhe as dinjtetin shteteror te popullit te vet, perpara kolltukut dhe narcisizmit personal. Kur sulmohet, kercenohet dhe shantazhohet Kosova qe te pranoje Zajednicen ky lolo rreshtohet me armiqte e saj dhe me kumbaret qe po i shtrojne gostine Serbise me harxhet e Kosoves dhe ben thirrje qe Veriu i Kosoves te jete Republike e KFOR-it, tamam sic edhe e kerkon miku i tij Vucic. Bota shqiptare nuk pa ndonje flamur te Kosoves te mbuloje dhe valavitet mbi kullen e Rektoratit te Universitetit te Tiranes ne solidaritet me Kosoven kur terroristet paramilitare te Serbise filluan aksionin e aneksimit te Veriut te saj, sic pa flamurin izraelit atje ne kryeqytetin shqiptar kur Hamasi sulmoi shtetin hebre. Jehona e zerave te bashkuar te shqiptareve qe kendojne nga shpirti kengen e Adem Jasharit, simbolit te mbijeteses se tyre, eshte flamuri i madh i kombit qe sfidon harresen dhe braktisjen e lidereve te saj perballe ultimatumeve dhe shantazheve per tju dorezuar perseri serbo-greko-ortodokesve fondamentaliste.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sahale Ramut Brrisha.

                  "Vjosa.al" Po qe qenke patriot, iluminist, analist, pulitikbares sidomos per pulitikat ballkanike dhe paaaak fare koqe kanari, kte e ke kuptu? Ademi, dashnori i Havase, sipas kuranit, jane sterkatragjyshrit e tu, oj Vjosa qe fle n shtratin e Drinit

                  Përgjigjjuni
              2. P
                Pensionisti i Porcelanit

                Naim, mos u merzit, na ka ndodhur edhe ne te tjereve; femijet e heronjve legjendare nuk jane trashegimi e intelektit, zemergjeresise, guximit dhe trimerise se tyre, por jane prodhim i spermes se derdhur ne nje toke djerre.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bukurie @ yahoo.com.uk.

                  Naim gjoshi nje talent I rralle i krijimtarise dhe muzikes, nje njeri i rregull korrekt ne Pune e shoqeri dhe nje familjare i rregullt , me nje bashkeshorte zonje grua qe kishin lindur per njeri tjetrin ku Laja punonte dite e nate Pa u lodhur me perkushtimin ndaj Naimit, perkushtim ky qe e beri Naimin te madhin e krijimtarise qe kenget e kompozuara te tije do mbeten leggende per brezat .

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Scandal

                    More z.kompozitor Naim Gjoshi kjo keng kish me qene edhe me e bukur sikur ne vend te A.Jasharit ta kishe vendos emrin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut.....me nje fjal A.Jashari eshte hero kot se anje lufte nuk e ka bere dhe ate qe e ka bere eshte aty ku vritet vet me familje,as komandant as ushtri ska pas as nje betej frontale me serbin se ka...e Gjergjin e madhe e kemi me 25 vite luftra dhe deri ne vdekjen(natyrale)i pathyshem

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hasani nga Kucova

                      Mos e beni edhe sportin politikë o njerëz.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ilir

                        Pse duhet te kendohet kjo kenge ne ndeshjet e kombetares? Me gjithe reapektin per Adem Jasharin, tifozet e diaspores nuk eshte se jane me shume tifoz se ata vendas, Tiranas, Durresak, Korçar etj etj

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arber

                          Eshte mire te mbahet patriotizmi por mendoj, me pak kontekst modern. Historia shqiptare eshte lume i madh ngjarjesh, pozitive dhe me pak pozitive. Djemte e kombetares po bejne shume mire dhe padyshim rol te madh luajn tifozet fantastik qe nepermjet sakrificave madhore jane prezent ne cdo ndeshje. Kuptohet qe ata qe vijne nga kosove e maqedoni, per shkak te deprivimit te identitetit kombetar ne te kaluaren, ndjejne me shume nevojen e demonstrimit te nacionalizmit dhe eshte optimiste qe edhe ata po munden te shprehen dhe gjejne barazi ne token e vet. Pa dyshim qe edhe gjermania do ndizet zjarr ne qershor. Do kisha vetem nje keshille (miqesore) per disa nga djemte kosovare te kombetares - ne jemi shqiperi, jemi europe, - a ka mundesi ti ndaloni ato lutjet arabe gjate ndeshjeve? mund ti beni ne ambient privat, sepse jepet nje imash publik jo simpatizues per shqiptaret dhe shqiptarine ketu ne europe.

                          Përgjigjjuni
                          1. t
                            troc

                            I nderuar Naim,me dashje apo pa dashje ke shkruar nje HIMN. Por vlere te vertete ketij HIMNI i ka dhene BILBILI I SHQIPTARISE ,Shkurte Fejza. Eshte misherimi i sakrifices sublime te FAMILJES LEGJENDARE JASHARI qe e deshti aq shume TOKEN SHQIPTARE.Ndersa KURVAT ANTISHQIPTARE qe komentojne ketu thjesht xhelozohen qe nuk kane heronj te tille andej nga vijne por vetem funderrina qe masakrojne femije ,gra e pleq te pambrojtur.RROFT SHQIPTARIA ME TRIMAT E SAJ.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kot fare

                              O njerez lereni sportin te mos politizohet.Kur te keni pervjetore te festave te clirimit apo betejave ku dhane jeten keta trima kendohini dhe mos pushoni por ne sport mos i perzieni.Jam i bindur psh qe nje ceku i cili te kerkoje thjesht ne stadium per cfare ben fjale kjo kenge dhe ti thone per Adem Jasharin do kujtoje per ndonje simbol te sportit por kur ta marri vesh qe behet per nje luftetar qe ra per Kosoven habia e tij do jete proverbiale nuk do e konceptoje nje gje te tille sporti eshte nje loje eshte argetim nuk eshte demostrim force nuk jepet jeta ne nje ndeshje futbolli prandaj mos cenoni bukurine e kesaj loje.

                              Përgjigjjuni
                              1. t
                                troc

                                Nese ai "ceku" do kete kureshtje ,mund te mesoje kush ishte Adem Jashari dhe te gjithe heronjte shqiptare qe kane luftuar mijera vjet kunder hijenave te Uraleve dhe Azise qe sot mundohen te bindin boten se jane ne vendin e tyre dhe jo ne troje te pushtuara me spastrime etnike.Perndryshe nuk i plas trapi njeriu qe nuk e din.Ne kemi per detyre te kujtojme dhe te frymezohemi nga heronjte tane.Nuk ka shqiptar qe nuk i drishet zemra kur degjon ate kenge.

                                Përgjigjjuni
                              2. K
                                Kuq e zi

                                Nuk e kuptoj c'lidhje ka Adem Jashari me kombtaren e futbollit tone dhe me futbollin ne pergjithesi. Ndonje te ma sqaroje ? A ka qene baca Adem ndonjihere ne stadium ? Ata qe mendojne se ka logjike, hajde ta kendojme dhe kur luan Tirana me Partizanin, apo Laçi me Teuten ... . Pse jo ? ....Ne se mendoni se ka logjike, propozoni qe ne fillim te ndeshjes te mos ekzekutohet Himni i Flamurit , por t'i kendojme Adem Jasharit....Per mua eshte nje budallallek, si shume te tjere.... qe nuk na mungojne....

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje