Shuhet një ndër eskpertët e parë të fushës së ekonomisë shqiptare, Veli Mullaraj

8 Tetor 2023, 12:30Kulturë TEMA

 

Shuhet një ndër eskpertët e parë të fushës së

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare, Veli Mullaraj, një nga eskpertët e parë të fushës së ekonomisë të Universitetit të Tiranës, me një angazhim shumëvjeçar në drejtim në sektorët e ekonomisë dhe energjitikës. Ai mori titullin "Docent" në vitin 1961, kur ishte 23 vjeç. Në kontributin e tij akademik ai është autor dhe bashkëautor në tekstet e lëndës “Ekonomist për industrinë, ka qenë lektor, si dhe ka udhëhequr për një kohë të gjatë punimet e diplomave të studentëve.
Veli Mullaraj ishte shef i planifikimit dhe shpërnadarjes në minieren e qymyrgurit në Memaliaj, Tepelenë, nga më të rëndësishmet në vendin tone, në periudhën kohore 1973-1981. Ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të planifikimit të energjisë elektrike pranë po Ministrisë së Energjitikës dhe Minierave, në vitet 1981-1985, ndërkohë që në periudhën 1997-1998 ishte zëvëndës drejtor i Korporatës Energjetike Shqiptare, KESH.
Kontribut të rëndësishë ka dhënë dhe si konsulent i parë ekonomik për disa kryeministra, duke përfshirë periudhën e tranzicionit, 1986-1991. Një ndër kulmet e karierrës profesionale ishte krijimi dhe drejtimi i Agjencisë Kombëtare të Privatizimit, në vitet 1991-1993.

2 Komente

  1. A
    Albert

    Ngushellime familjes dhe te afermve te Veliut. Ndjese paste.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lasgushi

      Ngushëllime,familjes dhe miqve të afërm.Ka qënë njeri i mirë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje