Krujë/ Mbahet ekspozitë e veçantë në ditëlindjen e Skënderbeut

6 Maj 2026, 18:55Kulturë TEMA
Krujë/ Mbahet ekspozitë e veçantë në ditëlindjen

Në 621-vjetorin e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë solli për publikun një ekspozitë e veçantë.

Në ambientet e Muzeut Historik dhe Etnografik të Krujës u prezantua një përzgjedhje e rrallë botimesh të vjetra dhe monumentale kushtuar figurës së Skënderbeut në Evropë, në disa gjuhë të ndryshme, dëshmi e jehonës së tij përtej kufijve kombëtarë.

Në qendër të ekspozitës qëndron një ndër thesaret e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, që daton në vitin 1473, letrat e Papa Piu II, ku përmendet gjerësisht figura e Skënderbeut, një dëshmi e hershme e vlerësimit evropian për të.

Biblioteka Kombëtare shkroi se, kjo ekspozitë na kujton se Skënderbeu i përket Evropës po aq sa neve.

Për realizimin e kësaj ekspozite bashkëpunuan Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës si dhe Bashkia e qytetit Krujë. A.K./TemA

5 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Eh mer plehra arabe,citoni heroin kombetar me emertim turk: Iskander!?

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Z

      TA GEZOJ JORGO DITLINDJEN ,,,

      Përgjigjjuni
      1. j
        joel shkodra

        A mund te na sqaroni se ne cilin dokument dhe kur eshte gjetur data e lindjes se Skenderbeut? Sepse brezat e meparshem kane perkujtuar vetem daten e vdekjes (17.1.1468) meqe data e lindjes nuk dihej.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Data e lindjes se tij nuk dihet saktesisht, por meqe 6 Maj eshte marre si dita e emrit te tij Gjergj, qe eshte dita e Shen Gjergjit ose Saint George dhe festohet me teper ne kishen e Lindjes.

          Përgjigjjuni
        2. G
          Gjergj Fishta I riu

          Ne nje fshat ne Diber ju kishin derguar zevendes sekretarin e pare te rrethit te PPSH-se, te ju beje mbledhjen e pare e te futen ne Kooperative. Foli e foli, Marksi keshtu e Marksi ashtu. E ka thene Marksi, e ka gjete Marksi te ardhmen e njerzimit, ndaj ne duhet ta zbatojme e te pranojme te hyjme te tere ne kooperative. Ka kush ndonje pyetje tha ne funde te fjalimit mekembesi i Sekretarit te Pare te PPSH-se. U ngrite nje fshatar dhe beri pyetje: - Dua me ditur çfare e kane quajtur nenen e Marksit. Zevendes sekretari i PPSH-se i bane fillimisht nje kundrapyetje per te mos u shtruar se nuk e dinte: çte duhet emri i nenes se Marksit? Fshatari i thote veç desha me e ditur per qejf, çfare djali te zgjuar paska bere(!)/ I thote Zevendes sekretari- derjt me thene nuk e di, do pyes ne Rreth por heren tjeter kur te vije do ta tregoje emrin e nenes se Marksit por me kusht te firmosesh i pari te futesh ne kooperative. Sigurisht i thote fshatari. Shkuan pyeten ne rreth nuk e dinte as Sekretai i Pare e asnje nga 6 instruktoret e partise se rrethit. Pyeten ne Tirane, askush se dinte. Pyeten shokun Enver edhe ai se dinte. Pyeten ne Jugosllavi Dushan Mugoshen(!) se Miladini kishte vdekur dhe ai se dinte. Pyeten ne Rusi dhe ata se dinin. Atehere Enveri tha; kush e ka bere kete pyetje? Ja shpjeguan. Atehere foli i nxehur: ja çpunon armiku i popullit, gjunjezone tere Internacinalen Komuniste(!). Jep urdher te arrestohet. Shkuan dhe ata te deges me zevendes sekretarin, ne takimin e dyte me fshatin ku dhe dikush duhej te firmoste. Se pari arrestuan ate qe kishte pyetur per nenen e Marksit dhe e terhoqen zvarre neper shtepine hangar taksash, duke e goditur me qytat e armeve. Pastaj i gjithe fshati firmosi pranimin me deshire te futjes ne Kooperative. Per ta shpjeguar i drejtohem gjuhetarit Ardian Vebiu qe ka monopolin(!) e gjuhes shqipe dhe nuk vendos ne fund te shkrimeve te tij, dritaren ku te bejme kritika. Cila ka qene grada e ISCANDERBEG. Ne Perkrenore e ka IN*PE*RA*TO*RE*/B.T. // A dine gje zoti Vebiu se deri ne kohen e Napoleonit(IMPERATORE) ne monedhat e kohes se tij shkruhej INPERATORE. Per sqarim ajo B. T. /asht shkronje e pare e fjales nisje, ne tre gjuhe te ndryshme qe shpjegon te njejten gje. Mire keto si gjene se nuk i gjeten dhe shume para teje por ju lutem ju, Ardian Vebiu dhe instutucionit te Presidentit e Kryeministrit ta shkruani gjithmone ISCANDERBEG ose SCANDERBEG Gjergj Kastrioti. Ate se kur ka qene bej e Skëndërbeu ma gjeni se ku asht e shkruar. Kurse per ditelindjen nuk turperohemi se dhe ditevdekjen e kemi marre nga literatura serbe ose rrezik pershtatur njelloi si emrat e vellezerve e motrave qe ja kane vendosur serbe. Ai na ka lene fjalen ISCANDERBEG dhe ka menduar se brezat qe vijne do ta kuptojne lehte se çka thene me ate LOGO. Perkunder 'te zgjuarit' e kane bere sikur jane iniciale apo fjale turke. Jeni te kapur dhe nuk keni nga levizni. Thellohuni(!) kur thoshte Enveri, ndryshe karriera juaj dhe akademia shqiptare e shkencave shumezohet me zero. Lerini llogjet me ditelindjen se Shen Gjergji asht tjeter gje dhe mos i vini endet pelhure turpi mbi fytyren Kryeheroit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje