Kur Lasgushi tregoi si i ndihmoi Noli të merrte bursë studimi (Video e rrallë)

1 Gusht 2025, 11:33Kulturë TEMA
Kur Lasgushi tregoi si i ndihmoi Noli të merrte bursë studimi (Video e

Në videon e rrallë nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në Shqipëri, “poeti i dashurisë”, Lasgush Poradeci, ka dëshmuar sesi Fan Noli kishte reaguar menjëherë, pasi nuk e kishte dëgjuar emrin e Poradecit, në listën e bursave që do të dorëzoheshin.

Ai kujtoi sesi e kishte ndihmuar Noli, për të marrë bursë studimi për albanologji.

“… Babai e deshte shumë kulturën. Teneqexhi qe, po e deshte… Më dërgoi në Manastir, mua. Ai (gjimnazi) qe rumunçe. Atje bëra poezi. Pastaj, filloi lufta e përbotshme… Kurse ti tani, më bëhesh regjisor me gjimnazin, me universitetin, me gjëra të tëra… Në tre gjuhë, mezi e mbarova gjimnazin.

Unë s’kisha bursë. Mori vesh Fan Noli, pastaj.

“Po Lasgush… Lasgush Poradeci, – tha, – s’ka bursë?”

“Jo, i thanë, – s’ka bursë”.

“Po si, – tha, – s’i keni dhënë bursë atij?!”.

Edhe bëri telegram në konsullatën tonë të Rumanisë, ku qe sekretar Asdreni.

“Lasgush Poradeci emërohet bursier i shtetit, për të bërë studime në albanologji, të niset për Berlin” – është rrëfimi i vetë poetit. 


 

Lini një Përgjigje