VIDEO/ Laszlo Krasznahorkai fiton çmimin Nobel në letërsi!

9 Tetor 2025, 12:57Kulturë TEMA

Ditën e sotme u mbajt, duke filluar nga ora 13:00, në Stokholm ceremonia e çmimit Nobel në Letërsi. Fitues u shpall Laszlo Krasznahorkai nga Hungaria. Ai njihet për romanin e tij "Tangoja e Satanait", edhe në shqip nga prestigjiozja "Aleph" me përkthimin e Shpëtim Kelmendit.

Libri u bë dhe film nga regjisori i madh Bela Tarr.

VIDEO/ Laszlo Krasznahorkai fiton çmimin Nobel në letërsi!

"Kraznohorkai na kujton me humorin e tij Franz Kafkën dhe Thomas Bernhard" - u shpreh Akademia.

Çmimi Nobel për Letërsi është çmimi më i lartë për arritjet më të mëdha letrare nga një (ose disa) autorë brenda një viti.

Për herë të parë me këtë çmim u laureua shkrimtari francez Sully Prudhomme në vitin 1901, ndërsa i fundit poet në vitin 2016 Çmimin Nobel për Letërsi e fitoi shkrimtari amerikan Bob Dylan.

VIDEO/ Laszlo Krasznahorkai fiton çmimin Nobel në letërsi!

121 individë e kanë marrë këtë çmim, në katër raste çmimi është ndarë mes dy vetave.

Shkrimtari i parë shqiptar që u emërua për këtë çmim ishte poeti kombëtar Gjergj Fishta, ndërsa në vitet ’90 disa herë u emërua prozatori i shquar Ismail Kadare.

A.K./TemA

3 Komente

  1. N
    Nji kojshi.

    Shpëtimi se flet gjuhen e magjarve mer jahu..prej ka e mori kopien ???

    Përgjigjjuni
    1. p
      populli

      .......magjari i vetem ketu dukeni ju...

      Përgjigjjuni
      1. k
        kaçavida

        "E përktheu nga origjinali:"

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje