Lërini Qiriazët dhe Dakot të prehen në paqe

5 Korrik 2024, 18:20Kulturë TEMA
Lërini Qiriazët dhe Dakot të prehen në paqe

Është tashmë e njohur, që pas vendosjes të regjimit komunist në Shqiperi, shumë familje patriotike që për arsye te ndryshme u hijëzuan në rastin më të pakët dhe u persekutuan egërsisht në raste të tjera .

Qirjazi/Dako ishte njëra prej këtyre familjeve. Familjarët po e po, por edhe pasardhësit u shpronësuar, u burgosën, u internuan dhe humbën jetën në atë kohë barbare të historisë së kombit tonë. Vepra e tyre patriotike, edhe kur përmendej aty këtu, paraqitej tepër e cunguar dhe në shumicën e rasteve e shtrembëruar keq, me qëllim që të përputhej me ideologjinë e kohës.

Gjithçka ndryshoi me rënien e regjimit diktatorial.

Këto 30 e ca vjet që vijuan, kanë parë të dalë në dritë jeta, vepra, historia e vërtetë e këtyre rilindasve, që i kushtuan jetën midis të tjerave, arsimit dhe gjuhës shqipe.

Gjerasim e Gjergj Qiriazi, motrat Parashqevi dhe Sevasti, Kristo Dako por edhe të tjerë, iu bënë të njohur publikut, ashtu siç me të vërtetë ishin:

●            Patriotë dhe idhtarë të çështjes shqiptare.

●            Hapës të shkollës së parë të vashave në Korçë.

●            Pjesmarrës në Konferencën e Paqes në Paris.

●            Aktivistë në gazetari dhe shoqata kombëtare në Shtetet e Bashkuara

të Amerikës. Lobimi pranë qeverisë së presidentit Wilson, si dhe roli në Kongresin e Manastirit janë vetëm disa nga veprat kulmore të jetës së tyre.

Një pjesë e mirë e pasardhësve të kësaj familjeje, u është pamatësisht mirënjohës historianëve dhe akademikëve të shumtë, që me hulumtimet e tyre në arkivat tona dhe të shumë vendeve të tjera, si dhe dëshmive, sidomos atyre të Aleksander Dakos (djali i Kristos dhe Sevastisë) e të tjerë, bënë të mundur nxjerrjen në dritë jetën dhe aktivitetin e tyre aq të vyer.

Botimet e shumta në këto 30 vitet e fundit janë dëshmi e një përkushtimi të madh ndaj historisë.

Ndjejmë keqardhje që ka ca kohë që hidhen dyshime në këtë përpjekje të historianëve dhe akademikëve per ta vazhduar këtë punë fisnike.  Disa prej tyre akuzohen për “përvetesim meritash” apo shtrëmbërim të fakteve historike, dhe sidomos përkatësisë fetare të Qiriazëve. Themi që ndihemi keq, sepse këto sugjerime bëhen edhe nga ndonjë anëtar brenda familjes tonë. Është e vërtetë që nuk është per t’u vënë shumë rëndësi postimeve në mediat sociale dhe se historia nuk bëhet në Facebook. Megjithatë, duam të distancohemi në mënyrë të prerë nga këto leçitje, që për pasojë pengojnë aksesin e studiuesve të vërtetë në arkiva. U sjellin turbullira institucioneve të ndryshme me pretekstin se flasin në emër të familjes. Në këtë çështje jemi shumë të prerë:

Rozi Dako nuk na përfaqëson!

Ne e dimë shumë mirë prej dëshmive gojore dhe dokumentave pa fund, se asnjë prej familjarëve nuk ka praktikuar fenë orthodokse.

Por prindërit e motrave dhe vëllezerve Qiriazi, si dhe ata të Kristo Dakos ishin të besimit orthodoks. Gjithashtu dihet, që shumë herët në jetën e tij, Gjerasimi përqafoi protestantizmin dhe u bë, siç thotë dhe vetë, ungjillor. Gjerasimi, duke qënë më i madh ndikoi tek i vëllai, Gjergji dhe motrat.

Nuk duam të zgjatemi për arsimimin e tyre në shkolla protestante apo bashkëpunimin e ngushtë të tyre me personazhe dhe institucione protestante të kohës. As që aktiviteti i tyre patriotik, botimi i teksteve dhe hapja e shkollave u mundësua në një pjesë të mirë nga miq të tyre protestantë. Por le të themi dhe të vërtetën më të madhe, që hedh poshtë çdo mundësi që ata të ishin të besimit orthodoks. Persekutimi i tyre hap pas hapi, përpjekjet për t’i helmuar dhe për t’i vrarë, çkishërimi dhe moslejimi që ata të varroseshin në varrezat orthodokse, i bëri të blejnë enkas tokë më vete, për varret e tyre.

Jemi të bindur se tashmë kohët kanë ndryshuar dhe mardhëniet ndërfetare nuk janë si të asokohe, por çka përmendim më sipër, nuk janë vetëm tregime, por ngjarje dhe fakte të mirëdokumentuara në shkrime të shumta, ditare dhe korespondenca.

Ne shpresojmë të bashkëpunojmë më tej me të gjithë ata, që dëshirojnë të studjojnë dhe të shkruajnë për pjestarët e familjes Qiriazi dhe Dako, ashtu siç kemi bërë në këto 30 vjet. Shpresojmë që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe gjithë institucionet, që nga arkivat e shteteve të ndryshme që disponojnë dokumenta të të dy familjeve deri tek libraritë lokale.

Familjet Qiriazi/Dako dhe vepra e tyre janë shumë më të mëdha se të gjithë ne. I përkasin një kombi që u mbijetoi të gjitha furtunave. Atij kombi, për të cilin ata janë thesar i vërtetë.

Me respekt për lexuesin, nga pasardhësit:

Mbesa

Diana Dako Hoxha

Stërnipër/mbesa

Arian Hoxha

Viviana Hoxha Michaels

Juliana Ruli Mosi

Genc Ruli

5 Komente

  1. K
    Kujtim

    Ishin nën influencë fetare dhe politike amerikane prandaj komunizmi i keqtrajtoi. Enveri çdokënd që mundej eventualisht t'i zinte vendin e zhduku. Me emrin e madh patriot që kishte kjo familje dhe me influencën në nivele të caktuara të shoqërisë amerikane këta, ne rast të një përmbysje ishin ndër të parët që mund të vlerësoheshin. Patën fat që nuk pësuan më keq...

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nik

      Normale qe besimi në nje fe është zgjedhje e lirë e njeriut. Në se prindërit kanë të njëjtën fe kjo nuk do të thotë që fëmijët kur rriten të mos bëjnë zghedhjen e tyre. Kështu ka ndodhur dhe me Qiriazët/Dakot Patriotë që zgjodhën protestantizmin si fe. Kujtimi dhe vepra e tyre e madhe do të jetojë përgjithmonë!

      Përgjigjjuni
      1. 8
        888

        haha ,,,nga grekorthodhoks ,,,2000vjet ,,,u ben protestant ,,,haha ,,,i pagonte austro hugaria ,,,haha ,,,,,,,,dhe niprit me mbiemer hoxha ,,,,haha ,,,,bastard ,,,

        Përgjigjjuni
        1. e
          e Vërteta

          Po, Hoxha, e ka mbiemrin. Mund ta kishte edhe Prifti, Imami, Shehu etj., por ç'rëndësi ka kjo? Ajo që ka rëndësi është se ti nuk je 888 por 666.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Viviana Hoxha Michael

            Mbiemri original eshte Koleci, nga reka e epme e dibres se made por kur sebi e rrafshoi fshtin e iken ne turqi sbenin dot hajer me mbiemer te krishtere moren nje mbiemer te random te mysluman. Sa per bustard nuk di se ne I dime original tone, ti e di tenden?

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje