Do të them pak fjalë në këtë eulogji solemne për disa merita përjashtimore të veprës letrare, eseistike dhe publicistike të Ismail Kadaresë.
1. Me veprën e tij, sidomos me prozën, Ismail Kadare e nxori letërsinë shqipe përtej kufirit të ngushtë të gjuhës sonë, një gjuhë me numër relativ lexuesish dhe pa motra apo lidhje farefisnie. Për katër shekuj gjuha e dytë për letërsinë shqipe ka qenë gjuhë burimi e garancie, gjuhë rikrijimi. Pjetër Bogdani, Giuseppe Schirò prosenior, Jeronim de Rada, Fan Noli dhe Migjeni provuan t'ia ndryshojnë statusin shqipes. Ismail Kadare e bëri letërsinë shqipe letërsi metropolitane. Kalimi prej statusit të një letërsie lokale dhe të mbyllur në letërsi europiane e botërore; prej letërsisë së provincës në letërsi të kryeqendrës, është me karakter epoke. Cilësimi si letërsi europiane apo botërore është terminologjik. Një letërsi kombëtare lartësohet si letërsi europiane jo thjesht prej numrit të përkthimeve, të lexuesve apo të tirazheve të shitura, por kur bëhet pjesë e programeve të rregullta universitare dhe e studimeve monografike. Letërsia e Kadaresë e ka fituar këtë privilegj. Kadareologjia është tashmë një nëndisiplinë e re e albanologjisë.
2. I. Kadare e ktheu letërsinë në qytet, e shkëputi prej miteve romantike të vonuara, prej madhështimit të malit, malësorit, kullës, kanunit, duke i zëvendësuar me Gjirokastrën, Tiranën, Moskën, Parisin; qytetarin. Kthimi i letërsisë në qytet pas një shekulli e gjysmë idilizimi të jetës në fshat dhe të virtytit tradicional, tipik për shoqëritë e mbyllura, është gjithashtu një ndryshim me karakter epoke, që shenjon një nga shkëputjet progresive më të mëdha të letërsisë shqipe. Vetëm Migjeni kishte provuar ta sillte këtë ndryshim rendi në letërsi para Kadaresë.
3. Letërsia e Kadaresë u bë për herë të parë pasqyrë e dukurive metafizike të botës njerëzore. Hyri në letërsinë shqipe dhimbja, trishtimi, vuajtja e brendshme e njeriut, ndarja, vdekja, humbja, zymtësia, vjeshta, shiu, karakteri pa emër, njeriu në margina, shoqëria pa heronj klasikë - shembëlltyra të “dhjetë cilësive” që kërkoheshin nga letërsia. I. Kadare e refuzoi optimizmin pa themel, retorikën e patetizmin.
4. Ismail Kadare provoi të shkruante letërsi cilësore edhe për motive arketipale që i kishin kthyer në vepra krijuese të tjerë mjeshtra para tij, i bindur se kishte fuqi krijuese për të sfiduar me cilësi estetike. Shkroi romanin Ura me tri harqe dy dekada pasi Ivo Andrić kishte shkruar veprën “Na Drini ćuprija”, me të cilën fitoi çmimin Nobel, ndërsa Nikos Kazanzakis kishte botuar me të njëjtin motiv romanin e mirënjohur “Krishti kryqëzohet përsëri”. Shkroi e botoi novelën “Nata me hënë” duke e shpërfillur faktin që dy shkrimtarë me njohje botërore, Gabriel Garcia Markez dhe Hienrich Böl prej vitesh kishin marrë shijen e suksesit me novelat Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar dhe Nderi i humbur i Katerina Blum. Shkroi pas tyre, por i sfidoi paraardhësit me origjinalitetin dhe thellësinë e artit të tij.
5. Me veprën e tij Ismail Kadare krijoi një Shqipëri paralele, të fisnikëruar, të denjë për familjen që i kishte takuar prej kohës kur europeizmi ishte shfaqur si ide e projekt, prej shekujve të Renesancës. Shqipëria e Kadaresë është e barabartë me atdheun e “lexuesit tjetër”. Një pjesë të studimeve e të studiuesve kjo e ka shqetësuar. Në pasthënien e “Dimrit të madh” botuar rusisht tri dekadash thuhet se Kadare e ka oksidentalizuar qëllimisht vendin e tij për të rritur kontrastin me vendet e kampit nga u shkëput.
6. Këto merita, që janë njohur e konfirmuar botërisht, i kanë ndryshuar rrënjësisht raportet midis letërsisë shqipe dhe asaj europiane. Për herë të parë kjo letërsi fitoi rolin dhënës në thesarin botëror.
7. Kadare nuk është më, por vepra e tij do të vazhdojë të jetë buka jonë e përditshme, dhe për këtë do t'i jemi përgjithnjë mirënjohës.
Nga akad.Shaban Sinani, dje në Akademinë solemne
Bukur Z. Sinani, vetëm me atë "buka e përditshme" e pa qëlluar!
Rrotkarizimi u shqiptareve nuk njeh kufi e mosh .Po sfudojne shekullin e 21 - heeeeeeeeeeej o hejjjjjjjjjjj
Rrotkarizimi u shqiptareve nuk njeh kufi e mosh .Po sfudojne shekullin e 21 - heeeeeeeeeeej o hejjjjjjjjjjj
Po si mor Prec Zogaj ,leshoni te tilla Dokrra medieve ,duke mos treguar asji lloj pergjegjesie se cfar idiotesie je duke injektuar e Opinion ! Ky shkrim absurd per kohen qe jetojme ,s'mundeet te jet Mesazhi Cinik qe duhet t'i jepet ktij populli sot , edhe mbas 34-vjeteve te shkeputur nga Epoka 45-vjecare Komuniste , nga ajo Politike Trushplarje 45-vjecare qe i behej shqiptareve per X Rregjim po Sistem dhe per Malon e Partis. Normlishte ,nuk duhet te ishte ky Misioni i Krijueseve Shqiptare sot , te Trashegojne metodat Komuniste te Shplarjes se Trurit ,por anliza e X po Y Shkrimtari e IK. konkretishte (mbasi e fryte si nji Dordolec Cudiberes qe s'e nxinte me Letersia vete ) pra, me rastin e vdekjes se tij ,nji anlizim korrekt (jo me njoll Turshplarjje ne Tru) nji anlize korrekte serioze Objektive pa shperthime Lajthitese, sepse vetem keshtu ,do i sherbenit shoqerise dhe vet Shkrimtarit . Ndaloni see perdoruri terma qe nuk i shkojne aspak atij , si ''Gjeni' sepse Relishte s'ka asnji Nivel per ta Etiketuar te tille ! Keshtu nuk i sherbeni as shoqerise as se Vertetes . Ky popull jo ka shekuj qe Noton ne kte Oqean mashtrimesh manipulimesh Historike e ka te Nevojeshme per nji Varke shpetimi ,jo zhytje ne mbytje ,pra ka Nevoje t'i edukoheet nji art i sinqerte i se Vertetes ,jo Mashtrimi qe po deegrdon Shqiperine ne cdo Oran te saj . Si mundet me qen kaq i papergjegjshem para ksj Shoqeerie !!!_______________ Gjeni do te thot te shpikesh zbulosh dicka, qe i kalon aftesite e Njeriut Normal ,por jo shkrimet e Malos te cilat renditen te Paaaaas Gjithe Figurave te Shquar te Letrave Shqiptare . Fishta_Noli_Naimi_Migjei_Cajupi_Mjeda_ Lasgushi_Kuteli_J.Xoxa,,, ne proza e poezi , ne formim te mendimit e ngrohtesi Ndjeje ku te Gjithe i flisnin Kohes ku jer jetonin , Shqtesimeve te Kombit e Shoqerise ,popullit Shqiptree , nderkohe qe IK, ishte nji Ndjenje e Vdekur , e ftohte si varri i Diktatorit Komuiste . Pra, kur behet nji anlize ,perdoret Truri jo Trushplrja ,perdoret arti intelektual i vleresimit ,shtu si ben edhe Bota ne cdo vleresim Objektiv . Pra, thirrini Kaplloqeve dhe shkoni e bei noj Tarapi me u rikthyer ne ''Njeri'' .