Sot në 60-vjetorin e kryeministrit, Llazar Taçi: Ja pse vetëm Rama më frymëzoi nga të gjithë politikanët

4 Korrik 2024, 18:57Kulturë TEMA

Sot në 60-vjetorin e kryeministrit, Llazar Taçi: Ja pse vetëm

Nga Aranit Muraçi

Piktura e Llazar Taçit i dedikohet kryetarit aktual të qeverisë shqiptare dhe është përzgjedhur nga “Liberale” sot në një ditë të veçantë: në 60-vjetorin e ditëlindjes së kryeministrit, Edi Rama. Piktura është realizuar gati 20 vite më parë nga mjeshtri Taçi, kur Rama, piktor edhe ai vetë me profesion para se përfshihej në politikë, sapo kishte siguruar mandatin e dytë si kryebashkiak i Tiranës.

Ashtu si çdo vepër artistike, që kërkon frymëzim, talent dhe punë për realizimin e saj, edhe piktura që Llazar Taçi ia ka dedikuar Ramës, veç të tjerave ka një histori të veçantë.

Për të gjurmuar historinë dhe për shpjeguar të vërtetën e pikturës, askush tjetër nuk mund të jepte një shpjegim më mirë se vetë autori i veprës.

“Liberale” sjell në rubrikën e saj “Historia e një pikture” veprën artistike dedikuar kryeministrit Edi Rama, përmes përshkrimit që i bën veprës së tij piktori korçar, tashmë 82-vjeçar, Llazar Taçi.

Piktura e realizuar fillimisht si “bocet” i është shitur një koleksionisti vendas, vepër të cilën e ka siguruar “Liberale” ndërsa autori thotë se e shiti atë pak kohë më parë. Piktura dedikuar kryeministrit - shpjegon piktori - është realizuar si “bocet” dhe e njëjta vepër nuk është lejuar në një ekspozitë të mëvonshme, sepse është konsideruar me “tematikë politike”.

Ai shton se veprat e tij artistike u dedikohen kryesisht heronjve. - “I vetmi politikan dhe person i gjallë për të cilin kam bërë një përjashtim dhe i kam dedikuar një vepër artistike në pikturë është kryeministri aktual Edi Rama - shprehet Taçi.
Pse piktori ka përzgjedhur pikërisht Ramën dhe jo një politikan tjetër, shtrohet pyetja?

“Të tjerët nuk më kanë emocionuar,” - argumenton më tej piktori. Edi Ramën, tre herë radhazi në krye të bashkisë së Tiranës dhe po kaq herë në krye të qeverisë, ai shton se nuk e ka zgjedhur për politikë dhe as për bindje politike por sepse e ka parë dhe e sheh “si një transformues” të madh të vendit.

Gjithçka lidhet me zaptimin e pronës publike dhe kioskëzimin e Tiranës pas viteve “90. Por me ardhjen e Ramës në krye të bashkisë së Tiranës, piktori thotë se ai dhe qytetarët e tjerë të kryeqytetit u bënë dëshmitarë të prishjes së ndërtimeve pa leje dhe transformimit të madh, arkitekti i të cilit shprehet më tej se e frymëzoi për këtë arsye, për të realizuar portretin.

Përmes kësaj kureshtjeje vjen më e detajuar historia e pikturës e cila u realizua si “bocet” në vitin 2003.

“Ishte viti 2003, kur Edi Rama sapo ishte emëruar për herë të dytë kryetar bashkie i Tiranës” - thekson Taçi. - “Kam qenë duke punuar në studio dhe sapo bëhesha gati të mbyllja punën, dola të freskosha, në ballkon. Ishte ora 1 e natës. Punohej ende në rrugë. Rruga po shtrohej me drita dhe mbilleshin pemë, dhe në mes të të gjithëve, mes një grupi punëtorësh, dallohej më i gjati prej tyre. I veshur me pardesy në mes të natës, kur të gjithë ishin në gjumë, dallova që ishte vetë Edi Rama që sapo kishte siguruar mandatin e dytë në bashki dhe kishte ardhur për të ndjekur nga afër punimet. Në të parin ai i dha fund “kandaharizimit” të Tiranës, duke prishur ndërtimet dhe kioskat pa leje ndërsa në mandatin e dytë nisi ndërtimi dhe transformimi i Tiranës në një qytet modern, europian. Kjo ishte ajo që më frymëzoi dhe i dedikova këtë portret”, - thotë Llazar Taçi.

Piktori korçar 82-vjeçar ndër vite e ka ngritur flamurin e tij në almanakun e më të mirëve të artit shqiptar. Shumë punime të Llazar Taçit janë ekspozuar dhe kanë tërhequr interes brenda dhe jashtë shtetit ndërsa disa dhjetëra punime janë pjesë e koleksionistëve privatë, po ashtu, vendas e të huaj.

Taçi thotë se më vonë e ka realizuar edhe në dimensione të mëdha të njëjtën pikturë me Edi Ramën, të cilën e mban të varur në shtëpi. Nuk e ka ekspozuar sepse siç edhe e përmendi në një ekspozitë disa kohë më parë e kanë konsideruar me “tematikë politike”.

“Pikturën e madhe me pak ndryshime me Ramën e kam në shtëpi dhe do ta publikoj sot me rastin e 60 vjetorit të lindjes së tij”, - thekson piktori. Llazar Taçi vlerësohet si një nga ilustratorët më të mirë në Shqipëri. Ai është një familje e spikatur piktorësh në vendin tonë, teksa profesionin ia ka trashëguar edhe vajzës së tij, piktores së mirënjohur, Klodiana Taçi.

Sot në 60-vjetorin e kryeministrit, Llazar Taçi: Ja pse vetëm

24 Komente

  1. B
    Baro

    Keshtu ka ndodhur! Nga nje qytet te kendshem, ashtu si e kish komunizmi, e kthyen ne nje nevojtore te madhe demokratike. Erdhi ky palla i gjate dhe e ka shnderruar Tiranen tone ne nje gje krejt tjeter, te banueshem dyndur nga turistet. Ka ende per te bere, lipset te permirsohet me tej, dhe do t'i bej.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tana

      Baro vicidolsi....

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fjalori Shqip-Shqip I Rripjelljes

        Tana - Zhabë komuniste nga Kurveleshi dhe Kardhiqi qe kolektivizoi brimat per kenaqesite kolektive te organizates baze te Rripjelljes. Nuk di me ke I ka zorzopet qe pjell. Vetëm pallohet, pjell dhjet dhe mburret me koleksionin e semundjeve...te brimave.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dashi

        O Baro cari , Tirana në kohen e komunizmit , ishte një qytet që , ata të paktë miq të huaj që vinin në Tiranë , rrudhnin buzët me ironi , ndërsa një pjesë e tyre , për neverinë që ndjenin duke parë Tiranën , kanë shkruar qysh atëherë, por shkrimet e tyre janë botuar në vitet e demokracisë . Pra , ishte një qytet qesharak lindor , me ndërtesa identike , me parafabrikate , jo më shumë se 6 kate , ashensori nuk njihej fare . Ndersa në kohen e Salës, Tirana u kthye në Kandahar dhe e gjitha përbënte një qenef të madh , sipas shijës së shpellarëve , me në krye shpellarin e Viçidollit . Tiranën dhe gjithë Shqipërinë , e transformuan dy burra Edi Rama dhe Erion Veliaj , derisa arritëm këtë ditë , të vizitohet Shqipëria e Tirana nga 12 milion turistë , kur në kohen e Sali qoftëlargut , nuk njihej as si fjalë , fjala turizëm . O Baro cari , të fala lexhendës kur të shkosh sot poshtë dritares së halesë së katit të tetë .

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sylvinjo

          Emri i piktures eshte :... "Hajduti"

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rabid Left

            Me duar ne xhep si hajduti, lol

            Përgjigjjuni
          2. L
            Ladi

            Te lumte

            Përgjigjjuni
            1. C
              Carsten Holler

              Piktura quhet "Fajdexhiu i besimit".

              Përgjigjjuni
            2. P
              Po

              Ju ka .gel ti thoni marc nga ditet tona Hahaha Hahaha

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lenci

                Gezuar ditelindjen o Gjigand!!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sami

                  Edhe nje piktor po ja “ merr ne goje” Rames… pas gazetareve, analisteve, deputeteve…

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dhëmbeli

                    Era e te = Edi Rama

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tirona

                      Se ke menu naj her që ky e kta do i q** nënën atdheut. 600 milion euro 6 kilometra. Dhe rrugën për në hënë Elon Musk e ka projektu më lirë

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Puna gjithmone vleresohet

                        Bravo per vleresimin e krye trimit Shqipetar E D I R A M A se me te vertete e meriton se sakush si ai nuk ka punuar per vendin ka pasur para tij po vetem kane vjedhur e shkaterruar sikurse eshte Sali krimineli e Like koke madhi jane ne radhe per ne Spak qe vecse nuk kane punuar po kane vjedhur rendw e kane vrare njerez per tu pasuruar .

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          sabaudin kurti

                          Portret qe verteton talent te spikatur te Lazar Tacit qe me sinqeritet tregon arsyen e frymezimit dhe pse e realizoj portretin .Ne qe vime ne atdheun tone rrall e per malle jemi deshmimtare se si u pastrua qyteti dhe morri pamjen europiane dhe per kete ka merit Edi Rama

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            sabaudin kurti

                            Portret qe verteton talent te spikatur te Lazar Tacit qe me sinqeritet tregon arsyen e frymezimit dhe pse e realizoj portretin .Ne qe vime ne atdheun tone rrall e per malle jemi deshmimtare se si u pastrua qyteti dhe morri pamjen europiane dhe per kete ka merit Edi Rama

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nardi

                              Ka ka kaluar dhe Meros per bythelepirje ky piktori.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pasha

                                Zotin Taçi e kam pasur mesues vizatimi ne shkollen 8 vjeçare ne mullet. Njeri i dashur e i respektuar. Turp per ata qe flasin keq pa e njohur. Respekte professor!

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Astrit

                                  Një bravo e madhe për mjeshtrin Llazar Taçi.Taçi.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. v
                                    vang

                                    Nje pune e bukur nga z . Taci per punen dhe guximin e kryebashkiakut ahere EDI RAMES.Nisur nga disa komente dashakeqe u pergjigjem se: Mjeshtri Taci nuk ka nevoje ti lepihet askujt sepse arti i tije flet vete dhe nepermjet tije jeton.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Arian

                                      Gezuar ditelindjen Gjigand

                                      Përgjigjjuni
                                      1. e
                                        edmond( koder rreshen)

                                        Te thuash nje nga Piktoret me te mir Shqiptar,duke u bazuar ne portretin e ber, i cili ka hijen e Rames,por jo Ramen e vertet,do te thot : Artin ton po ta krahasosh me nje ekip futbolli ,i bie te jet nje ekip amator ne kategorin e tret ! Duke pasur parasysh moshen e Piktorit,jeten dhe formimin e tij ne realizmin Socialist , per te ber piktura, ku ne pah (ne plan te par) duhej te dilte madheshtia, sfidimi ndaj pengesave per te arritur qellimin,dhe ne plan te dyt ngjashmeria,i bie te jet nje piktur lepirese, per tja ber dhurat Rames,dhe ai te dij se si tja shperblej .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. n
                                          nga Enveri tek Edveri

                                          Llazi me nje pikture tipike qe do ishte afishuar edhe ne Galerine e Realizmit Socialist me dicituren "nga fitorja ne fitorje"

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Perlat Spahiu

                                            U mo bojazhi ziu,cke bere more I zi,te ziun edhiun.sapo mbaroi zia e nje te ziu,prape me te zeze.edhe ne korene e veriut ka bojazhi si ti more I zi.po Tirana eshte qiteti me i qelbur,e plote me ndertime abusive.edhiu i rames dhe erdhjon vullia e kane betonuar more I zi tiranen ish ato pak parqe jane ndertuar kisha e zhamia.ish parku I lodrave tek rruga elbasanit eshtu ne pallate me shume kate..keta more bojazĥi e kane bere tiranen hale.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje