LIBRI I DITËS: “Plotës që më lënë”- Bulëzim ndjenjash, pasuri simbolesh, herë një ironi në caqet e sarkazmit që përshkon tejpërtej shkrimin

4 Janar 2026, 12:40Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: “Plotës që më lënë”-

PËRSHKRIMI

I kemi quajtur "tregime", por në të vërtetë këto krijime të një lloji të shkurtër që jo rrallë arrijnë shkurtësinë maksimale i përkasin një zhanri të vështirë për t'u përkufizuar.


Skica? Proza poetike? Parabola? Tregime të shkurtra? Ato, në thelb, dallohen për një koncentrim të madh të fjalës dhe të mendimit, një ekonomi të habitshme fjalësh. Autorja zotëron mjeshtërinë e koncizitetit. Krijimet e saj janë tablo të vogla plot forcë shprehëse. Brenda një hapësire të shkurtër herë-herë tej mase të shkurtër ndeshim thellësi mendimesh, bulëzim ndjenjash, pasuri simbolesh, herë një ironi në caqet e sarkazmit që përshkon tejpërtej shkrimin.

Realiteti që gjejmë në këto krijime është një realitet kaotik. A është realiteti i viteve të vështira të tranzicionit pasdiktatorial në Shqipëri, të një lirie që jo rrallë degjeneron në anarki, të një bote kundërvlerash ku vlerat humbasin?

Pa dyshim, ky realitet është i pranishëm në shndë-rrimin që i bëri arti. Njëkohësisht, tok me realitetin shqiptar, këtu ndeshim një realitet më të gjerë, realitetin e një armiqësie midis njeriut dhe mjedisit, realitetin e një bote kundërvlerash, një bote absurde, një bote që humbet besimin te njeriu në shkallë planeti, një realitet europian dhe botëror.

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR

NGA MAPO.AL

TITULLI: “Plotës që më lënë”

AUTORI: Esmeralda Shpata

KATEGORIA: Autorë Shqiptarë

SHTËPIA BOTUESE: Onufri

NUMRI I FAQEVE: 285

ÇMIMI: 900 Lekë

VITI I PUBLIKIMIT: 2025

Lini një Përgjigje