Nën moton simbolike “Çka po sheh?”, më 29 dhe 30 gusht në Muzeu i Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Në ditën e parë, të premten, ???????????????????????? ???????????????????? do të mbaj fjalën shqyrtuese “Montazhe të dritës dhe forma të (zh)dukjes së trupave “, e cila i kushtohet veprës «Disiplinë dhe ndëshkim» të ???????????????????????? ????????????????????????????????, pas 50 vjet të botimit të saj. Në fjalën e Azizit, i cili është edhe përkthyes i këtij libri në shqip, ndër të tjera theksohet se: «Disiplinë dhe ndëshkim. Lindja e burgut », botuar më 1975, shumë shpejt u imponua si një libër klasik, por edhe si rilexim i modernitetit. Foucault vinte në qendër trajtimin politik të trupit, dhe tregonte ekzistencën e një estetike të disiplinave. Makina disiplinare është, mbi të gjitha, një makineri optike dhe një album gjestesh.
Montazhi është në qendër të ndërtimit të narracionit në libër, më kinematografiku i autorit.
Por kinemaja pak e ka filmuar brendinë e burgut. ???????????????????? ????????????????????????????, tek «Imazhe burgu» dhe vepra të tjera ndërton një montazh analitik për të zhbiruar imazhet anonime të kamerave vrojtuese.
Por trupit të vrojtuar të disiplinës, i përgjigjët trupi i zhdukur i terrorit politik. Kalim nga pan-optizmi në an-optike. Për të filmuar kërkimin e trupit të munguar, ???????????????????????????????? ????????????????????????, te «Nostalgjia e dritës» ndërton një montazh kozmo-melankolik, ku shikimi shkon nga nëntoka deri te konstelacionet yjore.
Të shtunën, më 30 gusht, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ???????????????????????? ???????????????????? (kitarë klasike) përmes «Malli i yjeve», sjell një himn për mallin, nga preludët e heshtur të Silvius Leopold Weiss dhe Miguel Llobet, te meloditë e Agustín Barrios Mangoré që kërkojnë dritë në errësirë.
Piktori ???????????????????????? ???????????????????????????? me ekspozitën e tij dhe me një instalacionin, kurse ???????????????? ????????????????????????????, nëpërmjet ninullave, nën thirrjen artistike «Trup i mbyllur – Trup i zhdukur», do të ndërtojnë një homazh për qindra fëmijë të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Më pas ???????????????????? ????????????????????, me filmin dokumentar «Mjegull», shpalosë historinë e disa familjarëve që jetojnë mes kujtimeve të trishta dhe pritjes së pafund; të përzier me një fije shprese se ndoshta një ditë, qoftë edhe në ëndërr, dera e oborrit të hapet dhe trupat e fëmijëve të tyre do të shfaqen… Deri atëherë do të presim…
Këto aktivitete realizohen nga organizata Molla e Kuqe, në kuadër të projektit për funksionalizimin e hapësirës së muzeut, të mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin 2025. Në të dy ditët takimet fillojnë në orën 19.30.
/observer/
Lini një Përgjigje