Mëngjesi nis me përralla, fëmijët e Summer Smiles zhyten në botën e magjepsur të Perlës dhe Drerit të Artë

29 Korrik 2025, 09:30Kulturë TEMA
Mëngjesi nis me përralla, fëmijët e Summer Smiles zhyten

Mëngjesi i një të enjteje korriku, fëmijët e stafit të One Albania i gjeti të kredhur në një botë magjike me zana, nimfadhe kafshë mistike. Autorja dhe aktorja e njohur Elia Zaharia, takoi të vegjlit e programit Summer Smiles për të ndarë me ta historinë e Perlës dhe Drerit të Artë.

Libri i dytë i publikuar nga Zaharia është një rrëfim ku e tashmja dhe e shkuara ndërlidhen me elegancë, në të cilëntriumfon shpirti i lirë, mirësia dhe shpresa. Autorja tregoingjarje nga përralla teksa inkurajoi fëmijët të jenë të hapurndaj mrekullive dhe të besonin në guximin dhe pastërtinë e zemrës së tyre për t’i udhëhequr në çdo hap të jetës.  

Historia e librit Perla dhe Dreri i Artë është e vendosur në njëprincipatë ku njerëzit, kafshët, zanat e malit dhe nimfat e ujitjetonin të lumtur e në harmoni me natyrën. Ushtri të shumtapërpiqeshin ta pushtonin, por nuk ia kishin dalë mbanë. Por një ditë, një pasha lakmitar dhe i lig arriti ta sundojë, duke e kthyer principatën në një vend të zymtë dhe pa gjallëri. Mes aventurash e sprovash, Perla, së bashku me drerin e saj të artë, do i rikthejnë banorëve lirinë, diellin dhe shpresën.

Fëmijët u përfshinë me shumë kureshtje, pyetje dheentuziazëm në rrëfim. Ky takim ishte pjesë e Summer Smiles, programit veror të One Albania për anëtarët e ekipit të saj dhefamiljet e tyre. Ky kamp veror është një mënyrë kuptimplotepër t'i afruar prindërit dhe fëmijët, duke u ofruar atyre njëhapësirë për t'u lidhur, për të mësuar dhe për të luajtur gjatëmuajve të verës. Summer Smiles ofron seanca të mbushurame lojëra dhe aktivitete kreative dhe edukative. Me grupe tëndara me kujdes sipas moshës dhe vëmendje të veçantë ndajsigurisë, ushqyerjes dhe nevojave mjekësore, kampi verorsjell hare për fëmijët dhe qetësi për prindërit.

Programe si ai i Summer Smiles pasqyrojnë vlerat e kompanisë One Albania, ku mirëqenia, familja dhe lumturia e stafit jo vetëm që respektohen, por inkurajohen. Hapësira e punës është një komunitet ku ekipi ndihet i mbështetur në çdosferë, duke garantuar progres profesional, por edhe njëbalancim të mirë me jetën familjare.

Lini një Përgjigje