Çmimit Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut

20 Dhjetor 2022, 13:01Kulturë TEMA

Çmimit Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga

Me mbledhjen e jurisë mori jetë zyrtarisht edhe konkursi për edicionin e tetë të Çmimit Letrar “Kadare”. Natasha Lako, Alfred Peza, gazetari  nga Shkupi Nazim Rashidi, Ermir Nika dhe Irena Myzeqari do të përzgjedhin veprën më të mirë në prozë për 2023. Fituesi do të shpallet në fund të muajit shkurt dhe  do t’i akordohet 10 mijë euro, ndërsa vepra do të botohet e promovohet nga UET PRESS

Poetë, shkrimtarë, gazetarë e pedagogë. Është ky përfaqësimi i jurisë së re të Çmimit Kadare, duke përfshirë jo vetëm breza të ndryshëm, por edhe  emra  nga trevat, ashtu si edhe vetë konkursi është i hapur për autorë nga e gjithë botë shqipfolëse.

Natasha Lako, poete e skenariste e njohur, është në rolin e kryetares së jurisë, e cila do të përzgjedhë fituesin për vitin 2023. Jurisë i është bashkuar gazetari Alfred Peza- i cili gjithashtu është i njohur në botën e letrave si autor i një sërë romanësh -gazetari  nga Shkupi Nazim Rashidi, Ermir Nika shefi i Departamentit të Arteve të Aplikuara në Universitetin Europian të Tiranës dhe pedagogia Irena Myzeqari.

Me mbledhjen e jurisë mori jetë zyrtarisht edhe konkursi për edicionin e tetë të Çmimit Letrar “Kadare”, më prestigjiozi për prozën shqipe, i cili edhe këtë vit do ta vlerësojë fituesin me 10 mijë euro.

Jo vetëm vlera monetare, por siç e do tradita e këtij çmimi, vepra fituese do të botohet nga shtëpia botuese UET PRESS, në kolanën “Leteratura”. Po ashtu autori do të përfshihet në një tur të gjatë leximesh e promovimesh të librit, në të gjithë Shqipërinë.

Aplikimet për këtë edicion janë të hapura deri më 17 janar të vitit 2023, ku autorët e interesuar mund të dërgojnë 15 faqet e para të veprës në dorëshkrim dhe një përmbledhje të shkurtër të saj.

Juria do të përzgjedhë mes garuesve dhjetë më të mirët, që do të jenë edhe pretendentët për çmimin e madh. Ashtu si edhe në edicionet e kaluara, pritet që këtë vit interesi të jetë i madh.

Çmimi Kadare, qysh në ngjizje të tij, e vë theksin tek proza letrare shqipe, ndërsa edhe UET PRESS i jep zë autorë shqiptarë. Garuesit kanë qenë jo vetëm gjithëpërfshirës në treva dhe në mosha, por interes të spikatur kanë pasur edhe emra të njohur të letërsisë shqipe.

Edicionin e kaluar, fituese u shpall shkrimtarja Vera Bekteshi me romanin e saj “Pusulla të Verdha”. Në fjalën përshëndetëse gjatë akordimit të Çmimit, ajo zbuloi se kishte konkurruar tri herë me tri vepra të ndryshme, derisa u shpall autorja fituese për 2022-shin. Shkrimtarja, e cila është shquar veçanërisht për librat me kujtime si “Vila me Dy Porta”, solli një roman mbi plagët e tranzicionit dhe njerëzit me aftësi ndryshe.

Të tjerë fitues të shquar të Çmimit Kadare kanë qenë Gani Mehmetaj dhe Musa Ramadani, nga Kosova, Rudolf Marku Virgjil Muçi, Shkëlqim Çela e Loer Kume. Përgjatë viteve, në këtë konkurs kanë garuar edhe emra të tjerë të njohur si poetja Mimoza Ahmeti, shkrimtarët Zija Çela e Bardhyl Londo, publicisti Mustafa Nano, poeti Primo Shllaku, Ylljet Aliçka, Gazmend Krasniqi e shumë të tjerë.

Ky çmim, i cili mori edhe bekimin e shkrimtarit Ismail Kadare, për të mbajtur emrin e tij, u ngrit si një projekt për promovimin e letërsisë shqipe e që të krijonte një traditë të gjatë.

Po ashtu synimi i këtij çmimi është edhe nxitja e kritikës shqip. Po ashtu, gjatë tetë edicioneve është ruajtur edhe tradita e konkurrimit të veprave në prozë letrare, për t’i qëndruar besnik edhe emërtimit, në nder të shkrimtarit të madh shqiptar, i cili njihet në radhë të parë si romancier.

Ndërsa tërhiqte të parin trofe të Çmimit Kadare më 2015-n, shkrimtari Rudolf Marku, besonte se çmimi kishte për të pasur vazhdimësi.

Ky edicion i tetë, i cili mbështetet nga Instituti Liberal i Tiranës “Pashko”, është tregues i seriozitetit për t’i dhënë një mbështetje letërsisë shqipe dhe promovimit të autorëve, nga të gjitha trevat shqipfolëse. Fituesi për Çmimin Kadare 2023, pritet të shpallet më 27 shkurt në ditën e fundit të Shkollës Dimërore të Humaniteteve, e cila do të mbahet në Llogora.

 

 

 

 

 

 

3 Komente

  1. C
    Cmimi Kakare !

    Stop Sharlatanerise ne Shqiperi . Kakre eshte nji shkrimtare i thjeshte si shume te tjere asnji qe te vihet ne ate NIvel qe s'mundet te ngrihet kurre me Letersine e zakoneshme qe afroj i financuar per 40 -vjet nga Shteti Komuniste . Also Shqip ; Boll na goditet Boleve me Kakarene o harbute te pafytyre qe nji grup sharlatanesh te paafte ne gjithcka qe ka te bej me Letersi e te paautorizuar per nga Niveli qe jeni e perfaqsoni si nji Karikature per Letersine sot , te Diktoni Cmime te tilla , karagjozash histerike ! Manjake se injorances e mentalitetit te fiseve te lashta . kakareja eshte nji mut para shume Shkrimtareve te rinje sot ,qe i dhjesin mbi librat e tij qe i vleresojne vetem sharlatanet fanatike te injorances edhe pse ju Hani i Hamut Pashes pengoni cdo zhvillim ne ate vend sepse jeni ajo Bateria Toksike qe pengoj ne shekuj Shqiperine . Emrin e nji Cmimi te tille Nobelik do meritonte vetem nji Shkrimtare Shqiptare dhe ai eshte K U T E L I _ asnji zvarranik e gjitar Komunist

    1. p
      pirro

      sakte. Kadare nje ish drejtues komunist qe me talentin e tij i zgjati jeten diktatures.

      1. S
        Sara

        dy komentuessit me siper ose jane hajvane ose bejne vete, kadare sdi njeri mund te jete mizerabel, por si shkrimtar eshte GJENI..... i njoh keta anetaret e jurise, njeri me idiot se tjetri, turp per letersine shqiptare te vleresohet nga te tille deficiente ne vitin 2022-3

        Lini një Përgjigje