Ministria e Kulturës: Zhani Ziçishti do të kujtohet si një aktor serioz dhe i përkushtuar

25 Shkurt 2026, 13:07Kulturë TEMA
Ministria e Kulturës: Zhani Ziçishti do të kujtohet si një

"Me një jetë të përkushtuar ndaj artit, Zhani Ziçishti u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, duke lënë pas një kontribut të çmuar në teatër dhe film.

I lindur më 31 maj 1940 në Korçë, ai studioi në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), ku hodhi themelet e formimit të tij profesional. Pas diplomimit, iu bashkua trupës së Teatri 'A.Z. Çajupi', duke interpretuar për vite me radhë role të ndryshme, si në komedi ashtu edhe në dramë, me një qasje të matur dhe të ndershme artistike.

Në kinematografi debutoi me rolin e mësuesit Agron në filmin Lumë drite (1970). Gjatë karrierës realizoi 16 role në filma artistikë, duke qenë një prani e qëndrueshme si në skenë ashtu edhe në ekran.

Zhani Ziçishti do të kujtohet si një aktor serioz dhe i përkushtuar, që e ushtroi profesionin me përgjegjësi dhe respekt për publikun. Kontributi i tij mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së teatrit dhe kinemasë shqiptare."- shkruhet në fb e ministrisë.

A.K./TemA

1 Komente

  1. A
    Albina

    Nje artist me pak, ecen koha bashke me jeten! I qofte dheu i lehte!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje