Shuhet aktori i njohur korçar Zhani Ziçisht, kinematografia shqiptare në zi

25 Shkurt 2026, 11:44Kulturë TEMA
Shuhet aktori i njohur korçar Zhani Ziçisht, kinematografia

Kinematografia shqiptare është në zi, pasi u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare aktori i mirënjohur korçar Zhani Ziçishti.

Lajmi është bërë publik nga Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë, teksa artisti i dha teatrit dhe filmit shqiptar vite të tëra përkushtimi, pasioni dhe profesionalizmi.

Ziçishti do të mbetet në kujtesën e artdashësve për kontributin e tij të çmuar dhe për rolet që shënuan një epokë të teatrit e kinemasë shqiptare.

Ai ka luajtur role në filmat “Mesi i errësirës”, “Përballimi”, “Asgjë nuk harrohet”, etj.

Homazhet në nder të tij do të zhvillohen më 26 shkurt, nga ora 09:30 deri në 10:30, në hollin e teatrit në Korçë. A.K./TemA

4 Komente

  1. S
    Shvejku...

    Aktor I shkelqyer ngushellime familjes.

    Përgjigjjuni
    1. e
      ermali

      Ngushellime familjes

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje lexues

        Aktor i mrekullueshem me nje ze kaq te embel! Ngushellimet me te perzemerta familjes, miqve dhe shokeve, por edhe gjithe artdashesve shqiptare! Dheu te qofte i lehte mjeshter, ne nuk do te harrojme!

        Përgjigjjuni
        1. T
          TURIEMIGR

          AKTOR BRILANT . NGA ATA TE RALLET ,ME KARAKTERISTIKE TE VECANTE INTERPRETIMI QE SE KANE TE GJITHE .PO SHUHET NJE BREZ QE AKTORET E HOLLIWODIT AS MUND TI AFROHEN. NGUSHELLIME FAMILIES

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje