Muzeu Oriental “Bratko”, ura kulturore mes Shqipërisë dhe vendeve aziatike

24 Shkurt 2026, 19:23Kulturë TEMA
Muzeu Oriental “Bratko”, ura kulturore mes Shqipërisë dhe

Vizitorët e huaj vlerësojnë veçantinë e këtij muzeu në juglindje të Shqipërisë, si dhe faktin që ai përfaqëson një urë kulturore mes Shqipërisë dhe vendeve aziatike. Shumë prej tyre e përfshijnë Muzeun “Bratko” si një ndalesë të domosdoshme në itinerarin e tyre në Korçë.

“Kemi pasur një restaurim të pjesshëm të muzeut, kemi shtuar hapësirat për pjesën e koleksionit të Japonisë. Pjesërisht kanë qenë vizitor nga Europa, Ballkani”, u shpreh Bojana Shukulli,  Përgjegjëse e muzeut “Bratko”.

“Miqve që vijnë nga Italia kanë mbetur të mahnitur me këtë lloj pasurie dhe gjithashtu edhe me gjestin e ‘Bratkos” duke ja dhuruar qytetin tonë këtë muze”, tha poeti dhe përkthyesi Arjan Kallço.

Paralelisht, muzeu ka zgjuar interes të madh edhe tek nxënësit e shkollave të qytetit dhe zonave përreth.

Ky fluks vizitorësh dëshmon se Muzeu Bratko mbetet një pikë referimi për turizmin kulturor në Korçë, duke bashkuar interesin ndërkombëtar me edukimin e brezave të rinj. A.K./TemA

Lini një Përgjigje