PIKTURA E DITËS nga Mapo: “Vajza shqiptare” e piktorit Jan Frederik Pieter Portielje e vitit 1870, sot vlen 6 mijë euro

24 Shkurt 2026, 14:29Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS nga Mapo: “Vajza shqiptare” e piktorit Jan

Piktura “Vajza shqiptare” e piktorit Jan Frederik Pieter Portielje realizuar në vitin 1870 ndodhet në një galeri private të Londrës dhe kap vlerën e 5 mijë Paund (rreth 5.700 Euro)

Piktura “Vajzë shqiptare” (77.5 x 63.5 cm) e piktorit të shquar holandez Jan Frederik Pieter Portielje, ndoshta është nga më interesantet e galerisë së punëve të piktorit.

Impresionuese mbeten gjithashtu ngjyrat e ndezura, karakteristike për punët e piktorit, në të njëjtën kohë evidentim i elementeve të veshjes së gruas shqiptare, gruas së stolisur, gruas që dëshmon saora pragun e një solemniteti, sepse e tillë është gjithçka që tipizon kuadrin.

Jan Frederik Pieter Portielje lindi në vitin 1829 dhe ka vdekur në vitin 1895. 

2 Komente

  1. G
    Goodman gallery

    E 1870-tes dhe koston 6 mij Euro!!! vetem kornize te ishte dhe do kostonte me shume

    Përgjigjjuni
    1. Çmim shumë i ulët

      Po të isha në Londër do ta blija me gjithë qejf për 6 000 euro! Shteti shqiptar duhet ta blejë me doemos dhe ta vendosë në ndonjë muzeum.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje