Më 23 shkurt të vitit 1848, u botua në Napoli gazeta e parë në historinë e shtypit shqiptar, “L’albanese d’Italia”

23 Shkurt 2026, 18:55Kulturë TEMA
Më 23 shkurt të vitit 1848, u botua në Napoli gazeta e parë

Më 23 shkurt të vitit 1848, u botua në Napoli gazeta e parë në historinë e shtypit shqiptar, “L’albanese d’Italia”.

Ky botim periodik cilësohet si gurthemeli i shtypit kombëtar. Gazeta “L’albanese d’Italia” drejtohej nga shkrimtari arbëresh, Jeronim De Rada, një prej figurave qendrore të periudhës së Rilindjes. Gazeta, shkruar kryesisht në gjuhën italiane dhe pjesërisht në arbërisht, shërbeu si një tribunë e komunikimit të mesazheve politike, shoqërore e kulturore, në përpjekje për të krijuar dhe informuar opinionin publik të komunitetit arbëresh në Itali.

Për këtë qëllim, në disa prej numrave të saj, janë publikuar lajme të shumta mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.

De Rada, i cili gëzon atributet e “babait” të gazetarisë shqiptare, përveç konceptimit të periodikut, kishte marrë nën ngarkim të plotë kryerjen e çdo procesi të parashikuar, deri tek shtypshkrimi i përmbajtjes. Më pas u ndihmua nga studenti Nicola Castagna. Personaliteti i botës arbëreshe, ndërmori në vitin 1883 edhe botimin e revistës së parë në gjuhën shqipe, “Flamuri i Arbërit”. A.K./TemA

3 Komente

  1. A
    ABAZ ALIU TOMORR

    GEZUAR RAMAZANIN ,,,ARBERESHET DHE MBAR ORTHODHOKSET GEZUAR KRESHMEN E MADHE ,,

    Përgjigjjuni
    1. A
      ABAZ ALIU TOMORR

      RAMAZANI

      Përgjigjjuni
      1. A
        ABAZ ALIU TOMORR

        RAMAZANI

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje