Letërsia moderne e ditëve të sotme nuk mund të kuptohet pa shkrimtarin e madh, fitues të çmimit Nobel Orhan Pamuk.
Ai njihet për rrëfimin e tij të veçantë, personazhet e gjetura, dhe një lloj dashurie magjike për vendin e tij të lindjes dhe për qytetin e tij Stambollin.
Ai është quajtur nga kritika si shkrimtari më i madh turk pas Aziz Nesin (e kujtoni librin “Fëmijët e Sotëm?).
Pamuk megjithatë shkon në një drejtim tjetër, pavarësisht se humori është i kudogjendur në veprën e tij ai kujdeset më shumë për një politikë të fjalës. Pamuku e përdor veprën e tij për të ekspozuar, për të nxjerrë në dritë fenomene, si ai i bozaxhiut, në jetën e përditshme (Çudia në mendjen time) apo si piktura (Unë jam e kuqja).
Ndryshe nga shkrimtarët e mëdhenj europianë Pamuku nuk denoncon dhe as nuk ndëton mikronarrativa. Në fakt ai fokusohet te një meganarrativë si ajo e dashurisë.
Për këtë shkak “Muzeu i pafajësisë” mbetet kryevepra e tij dhe një lexim i pashlyeshëm në mendjen e gjithësecilit. Subjekti është në dukje i thjeshtë, mes festave të borgjezisë së Stambollit një djalë i ri është i ndarë më dysh mes dy vajzave. Ai duhet të zgjedhë, por ku zgjedh, gjithçka i thotë se ka zgjedhur gabim.
Kriza ekzistenciale që pason është një tregues se, siç thoshte Fran Leboëitz, dashuria është sëmundje. Dhe Kemali është i sëmurë për vdekje.
Në fund Kemali, personazhi kryesor do të shërohet, por për ta marrë vesh si, duhet të lexoni librin, përkthyer nga Drita Turdiu për Skanderbeg Books.
Lini një Përgjigje