Në galerinë e bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë u çel ekspozita “Artizania” e artistes Natasha Çapa, e cila solli punime artizanale të frymëzuara nga tradita dhe mjeshtëria e gruas shqiptare.
Artistja tha se puna me dorë është për të një pasion i hershëm dhe një formë për të ruajtur identitetin kulturor.
“Punimet e dorës nisin si një domosdoshmëri për të punuar, më pas u bë pasion”, u shpreh artizania.
Ekspozita u prit me interes nga vizitorët që vlerësuan bukurinë dhe forcën e kësaj trashëgimie.
“Jam shumë e gëzuar që Natasha është pjesë e këtij qyteti dhe i transmeton komunitetit vlera të tilla”, tha një vizitore.
Kjo ekspozitë është një dëshmi se arti i punës së dorës jo vetëm që mbijeton, por vazhdon të frymëzojë breza të tërë, shkruan rtsh.
Lini një Përgjigje