Ndahen çmimet e festivalit teatror “Hapat”

10 Dhjetor 2024, 18:30Kulturë TEMA
Ndahen çmimet e festivalit teatror “Hapat”

Festivali Teatror “Hapat” mbylli siparin e edicionit të tretë mbrëmjen e kaluar në Teatrin  Kombëtar Eksperimental, ku u vlerësuan me çmime, realizimet më të mira mes 11 shfaqjeve të krijuara nga të rinj të taletuar, të cilët do të jenë e ardhmja e skenës teatrore shqiptare.

“Kush kujdeset për mua” është shfaqja që rrëmbëu çmimin si prodhimi skenik më i mirë, me regji të Xhuliano Brisku.

Aktorja më e mirë u shpall Erina Lazi, ndërsa Rafael Hoxhaj për të dytën herë vlerësohet si aktori më i mirë i ri në këtë Festival.

Drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental, që mbështet këtë projekt, Gjergj Prevazi, u shpreh se kjo është një inciativë e rëndësishme për të mbështetur ata që do të mbajnë gjallë traditën e teatrit.

Nuk munguan çmimet për kostumografinë dhe koreografinë më të mirë, ndrësa në këtë festival u angazhuan më shumë se 70 të rinj të talentuar, që aspirojnë të lënë gjurmë në skenën teatrore shqiptare.

1 Komente

  1. t
    timo

    Emërtimi i Teatrit Kujtim Spaivogli "Teatër Ekserimental" është i gabuar sepse, çdo vënie në skenë e një pjese është një ekperiment në vetëvete.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje