Ndahet nga jeta gazetari dhe zëdhënësi i Kishës Ortodokse, Thoma Dhima

18 Gusht 2024, 08:59Kulturë TEMA
Ndahet nga jeta gazetari dhe zëdhënësi i Kishës Ortodokse,

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë njoftoi mbrëmë se u nda nga jeta z. Thoma Dhima, gazetari dhe zëdhënësi i saj, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Kryepeshkopit Janullatos.

"Me hidhërim të thellë njoftojmë për jetëndërrimin e z. Thoma Dhima. Ai shërbeu me përkushtim pranë Kishës sonë për tri dekada, si gazetar, përgjegjës i zyrës së shtypit dhe kryeredaktor i gazetës "Ngjallja".

Ishte një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Kryepiskopit Anastas që në vitet e para të ringritjes kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Ishte gjithashtu një bashkëshort, një prind i përkushtuar dhe një koleg me frymë bashkëpunimi. Ai do të mbahet mend si fjalëpak dhe gojëmbël, i cili rrezantonte mirësi dhe si i tillë gëzonte respektin tek të gjithë.

Familja humbi një bashkëshort dhe një prind shëmbullor, Kisha humbi një punëtor të mirë dhe Kryepiskopi Anastas një bashkëpunëtor të ngushtë. Kontributi i tij në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë do të kujtohet për shumë kohë.

Në këto momente dhimbje të familjes së tij Kryepiskopi Anastas po u qëndron pranë tyre me lutje dhe ngushëllim.

Lutemi që Perëndia ta prehë shpirtin e tij me të drejtët!

Shërbesa e Varrimit do të kryhet ditën e Diel datë 18 gusht ora 12:30 në Kishën e "Ungjillëzimit" në Tiranë dhe më pas varrimi në varrezat në "Sharrë", Kombinat", - bëri të ditur Kisha Orthodoske. A.K./TemA

6 Komente

  1. T
    Tirona

    Ndjese paste.

    Përgjigjjuni
    1. E
      EmigrANTI

      Ore periscopi, edhe gazetar edhe fjalepak nuk shkon !!! Qe te jesh gazetar duhet te kesh fjale shume me duket ?!!!!

      Përgjigjjuni
      1. N
        NJE SHQIPTAR NGA JUGU I VENDIT

        Paska vdekur nje nga njerezit me besnike e te perkushtuar ne oborrin e kolonel Janulles ! Kisha greke duhet te shpalle zi kombetare !

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptari

          Njerez si Thomai,zeri kristian i humanizmit njerzor,funksionon si nje medicin,brenda kesaj bote te semure,nuk do te kujtohen per shume kohe, sic shprehet me larte,por gjate gjithe kohes,se egzistences njerzore,si interpret dhe reslizues te mesazhit hyjnor.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Erdogan

            Shumica e te ashtuquajtureve Skiptare kane Emra Arabe zoti me comentin "NJE SKIPTARE NGA JUGU I VENDIT". You jini bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Dervisheve,Muhipeve etj. Pa you qe ishit Administrata Osmane Perandoria Osmane nuk do egzistonte gjate. Eshte fatkeqesi e madhe tradhetia dhe urrejtja per Epirotet dhe pasardhesit e Jeorgios Kastriotis.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Manastiri

              Shko bej shuren zezak i ndyre

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje