Zhvillohet Festivali i 42-të i Këngës Arbëreshe

17 Gusht 2024, 14:40Kulturë TEMA
Zhvillohet Festivali i 42-të i Këngës Arbëreshe

Në San Demetrio Corone (Shën Mitri) në Kalabri u zhvillua Festivalit i 42-të i Këngës Arbëreshe.

Kënga me titull “Për ty”, e interpretuar nga artistja e re Iris Sula, u shpall fituesja e festivalit.

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët tha se morën pjesë në konkurrim shumë artistë arbëreshë, mes tyre edhe kantautori i mirënjohur Stefano de Bartolo, i cili u shpall fitues i çmimit “Pino Cacozza” për tekstin më të mirë të këngës.

Festivali i Këngës Arbëreshe është ndër nismat e para dhe më të rëndësishme të organizuara nga shqiptarët e Italisë për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë e tyre kulturore.

Festivali lindi si ide në vitin 1980, siç edhe ka nënvizuar krijuesi i kësaj ngjarjeje, juristi Giusseppe D’Amico, nga trashëgimia e pasur muzikore e arbëreshëve që përbëhej nga “vjershat” (këngë tradicionale) mjaft të përhapura tek të rinjtë.

Në këtë mënyrë, lindi nevoja dhe dëshira për të prodhuar këngë të reja si në tematikë, ashtu edhe në ritme, duke pasuruar muzikologjinë arbëreshe.

Këtë vit, festivali erdhi si homazh për poetët Pino Cacozza dhe Alfio Mocha, të cilët nuk jetojnë më, por tekstet dhe këngët e tyre vijojnë të mbajnë gjallë kulturën arbëreshe. A.K./TemA

4 Komente

  1. N
    Na ruajt zoti

    Asnje kanal tv nuk e trasmetoi Nuk e hap dot se gjithcka te llano eshte medioker dhe turke Edhe top Chanel e ka ul Nibelungen Reklamat jane fshatareske E jo pak emissions qe te vjen ndot qe nga paloanalistet apo emission me hamshore pylli si perputhen

    Përgjigjjuni
    1. L
      Leshi i kombit Ferdinand Samarxhi

      TV shqiptar Jane te ndotura te peshtira. Shikoni si do reklamojne me mashtrime malin e tomorit ku injoranca mblidhen reth topeve te evgjitit nga iraku qe poshteron malin pelllagjik te tomorit. Dhe turmat idjota bashke me grate e motrat shkojne tek nje arixhi si abaz aliu qe mashtron injorante . O e mjera shqiperi

      Përgjigjjuni
      1. z
        zzz

        Arbereshet skan lidhje me turkoshqipot,,,

        Përgjigjjuni
        1. d
          dsa

          Festivali i kenges arbereshe me muzike napolitane.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje