Kush ishte Gjon Shllaku, përkthyesi legjendar ?!

16 Gusht 2024, 13:13Kulturë TEMA
Kush ishte Gjon Shllaku, përkthyesi legjendar ?!

Më 16 gusht 2003 ndërroi jetë shqipëruesi i parë i Iliadës, Gjon Shllaku, njohës i thellë i greqishtes së lashtë e latinishtes.

Përkthyesi dhe helenisti i shquar Gjon Shllaku, lindi në vitin 1923 dhe që në moshë të hershme nisi të përkthente. Kur ishte vetëm 17 vjeç përktheu romanin “Ben Hur” të Vallasit, duke e marrë si një shtysë për përkthimet e mëpasshme që do t’i bënte kryeveprave botërore.

Ishte vetem 22 vjec kur në vitin 1946 u dënua me 101 vjet burg, nën akuzën e anëtarësisë në grupin “Bashkimi shqiptar”.  I magjepsur pas antikitetit nisi të përkthente Iliadën në burgun famëkeq të Burrelit, duke shkruar në thasë çimentoje dhe rripa gazetash. Vazhdoi me përkthimin e veprës, pas 1957 kur u lirua nga burgu, pasi kreu 11 vjet nga dënimi që iu dha.

Gjatë jetës së tij, jetë të cilën ia kushtoi plotësisht përkthimit, do t’i bënte të flisnin shqip personazhet e shtatë tragjedive të Sofokliut, të katër tragjedive të Euripidit, të shtatë tragjedive të Shekspirit si dhe “Prometeun e Lidhur” të Eskilit dhe “Eneidën” dhe “Gjeorgjikat” e Virgjilit.

Gjithashtu do të përpilonte edhe dy fjalorë me rëndësi të madhe për të gjithë studiuesit dhe filologët shqiptarë, Greqishte e Vjetër – Shqip me 20 mijë fjalë dhe atë të Gjuhës së Vjetër Latine – Shqip me 65 mijë fjalë.Me përkthimet e tij, i dha Shqipërisë hijeshinë e vargjeve helene e latine. Për këto përkthime, ai do të vlerësohej nga Qeverqa greke me çmimin “Disku i Argjendtë” ndërsa në Shqipëri me urdhrin “Naim Frashëri i Artë” (1995).

Helenisti i shquar dhe i fundit i shkollës së përkthyesve të klasikëve do të mbyllte sytë përfundimisht në vitin 2003 në Shkodër, duke i lënë gjuhës shqipe një dhuratë të çmuar. A.K./TemA

7 Komente

  1. h
    hoxha i kurveleshit ,,

    Me turqishten nuk u mor fare ? gabim ,,,,ne turqishten e kishim ,,,si italishten sot ,,,,

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albert

      I paharruar Gjon Shllaku, kjo figure e madhe e kultures shqiptare, i cii me vepren e tij qe i kushtoi jeten, dha shembullin me te shkelqyer te rolit te kultures ne afrimin e mirekuptimin e popujve.

      Përgjigjjuni
      1. r
        respect

        NShkoder asht formu organizata demokristiane me nkry padr Gjon Shllaku ,i paharrrum

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sokoli

          Une nuk mora vesh kush ishte dhe nga ishte Gjon Shllaku, ku u rrite dhe ku e mori diturine.Jo se nuk e di.Po thash se po mesoje ndonje gje te re nga jeta e tij prej shkrimit te ketij A K se temes. Ne nuk do ta harrojme kurre Gjon Shllakun, sepse nuk do te kete tjeter si ai, por do te harrojme shpejte keta A K e Temes qe nisen per diku e humbasin rruges.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Buda

            Shkruaj edhe ti pseudonimi "Sokol". Per te madhin Gjon Shllaku nuk duhet te rreshtin kurre artikujt, studimet, rrefimet dhe biografite, se jetojne kryeveprat e perkthyera prej tij.

            Përgjigjjuni
          2. H
            Humbje të mëdha

            Shumë intelektual si Gjon Shllaku i shkatërroi diktatura duke e varfëru kulturën shqiptare.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Humbje të mëdha

              Shumë intelektual si Gjon Shllaku i shkatërroi diktatura duke e varfëru kulturën shqiptare.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje