U nda nga jeta në moshën 41-vjeçare, aktori nga Kosova Lulzim Rexha. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte trajtuar në një klinikë në Gjermani.
Lulzim Rexha ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, disa orë pas kthimit nga Gjermania ku gjendej prej 1 viti.
Rexha për shumë vite ishte pjesë e projekteve të ndryshme filmike, por edhe aktiviteteve publike. Ai po ashtu ka qenë pjesë e projekteve teatrale, ku ka luajtur role të ndryshme nëpër shfaqje të cilat janë prezantuar në Kosovë, rajon, Evropë e madje edhe SHBA.
Aktori i ndjerë la pas gruan dhe dy fëmijët, ndërkohë që prej familjarëve u njoftua se varrimi i tij do të bëhet në Kaçanik.
Lini një Përgjigje