Ndahet nga jeta themeluesja e Estradës së Vlorës, Meliha Ferra

9 Prill 2025, 09:04Kulturë TEMA
Ndahet nga jeta themeluesja e Estradës së Vlorës, Meliha Ferra

Meliha Ferra, aktorja dhe themeluesja e Estradës Profesioniste të Vlorës është ndarë nga jeta. Aktorja Meliha Ferra është një pasuri e kinematografisë dhe skenës shqiptare e cila me guximin, talentin dhe forcën e saj hodhi themelet e artit skenik në qytetin bregdetar.

Ajo ishte një nga aktoret e para që ngjiti skenën me shfaqjen “Kalon turjela nëpër bucela”, duke hapur rrugën për artin e humorit në qytet në një kohë kur vajzat rrallë guxonin të ngjiteshin në skenë dhe të dilnin në dritat e forta të reflektorëve.

Meliha Ferra arriti që për vite me radhë të fitonte zemrat e publikut, por edhe respektin e kolegëve.

Ajo interpretoi përkrah bashkëshortit të saj, aktorit të mirënjohur të humorit Myqerem Ferra, duke u dhuruar shqiptarëve buzëqeshje dhe emocione për vite me radhë.

Lini një Përgjigje