Në një nga momentet më historikë dhe emocionalë të dokumentarit të Robert Hackman për Dritare TV, udhëtimi ndalet në fshatin Frashër – vendlindjen e tre prej figurave më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare: Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri.
Por ajo që e bën këtë vizitë më të veçantë është fakti se rrënjët shpirtërore të kësaj familjeje janë thellësisht të lidhura me bektashizmin, një fe e përndjekur, por e fuqishme, që ndikoi jo vetëm në formimin personal të vëllezërve Frashëri, por edhe në filozofinë e tyre politike dhe letrare.
“Ata nuk luftuan me armë, por me fjalë. Dhe këto fjalë lindën në një teqe,” thotë Hackman, teksa qëndron para shtëpisë së familjes Frashëri dhe kujton se këta burra nuk u udhëhoqën vetëm nga gjaku, por nga besimi bektashi që predikonte tolerancë, dashuri dhe liri.
Teqeja bektashiane e Frashërit, sot një vend i shenjtë dhe monument kulture, ishte jo vetëm një qendër shpirtërore, por edhe një shkollë e heshtur për gjuhën shqipe – në kohën kur perandoria osmane e kishte ndaluar atë. Në këtë teqe, tre vëllezërit mësonin të shkruanin dhe të lexonin në gjuhën amtare, një akt i ndaluar, por revolucionar.
“Gjuha shqipe, letërsia dhe vizioni për një komb të bashkuar lindi në këtë vend të largët e të qetë. Ky është një fron më i fuqishëm se çdo sallë parlamenti,” thekson Hackman.
Teqeja, e mbijetuar nga shkatërrimet e luftërave ballkanike dhe komunizmi, është dëshmi se si besimi dhe ideali kombëtar mund të bashkëjetojnë dhe të ndërtojnë një identitet.
Në dokumentar, Hackman ngjitet drejt varrit të themeluesit të teqesë dhe i bën homazh me qetësi. Ai reflekton për mënyrën se si trashëgimia bektashiane ndërtoi ura midis Lindjes dhe Perëndimit, dhe si filozofia e saj ndihmoi që shqiptarët të bashkoheshin përtej dallimeve fetare, drejt një ideali të përbashkët: Shqipërisë së lirë.
“Ky vend i vogël, i izoluar në male, nuk lindi vetëm poetë dhe mendimtarë, por frymëzoi një komb të tërë. Frashëri është një tempull i mendjes dhe shpirtit shqiptar,” përfundon Hackman./ Dritare.net
Jam i bindur se nese krijohet shteti Bektashi si kalkulim politik i KM, demi me i madh do tu behet pikerisht vellezerve Frasheri sepse nese deri sot ishin "kombetar", dhe na perkisnin te gjitheve dhe krenoheshim te gjithe me vepren e tyre, pas krijimit te ketij shteti te nje selkti fetar, do te kete nje "ftohje" me keta patriote dhe rilindas te medhenj ashtu si jam i bindur persa e njoh vepren e tyre letrare e patriotike nuk do te ishin dakort me krijimin e nje shteti brenda shtetit edhe keshtu te vogel shqiptar.
Frasherlinjte kolone e peste e Turqise ne shqiperi kur ajo po vdiste, pasi frasherlinjte jane vllehe. Kaq me duket se mjafton....
Frashellinjte nuk jane vlleh, por jane shqiptare te paster! Mos u bej pre e neo Grekeve dhe sllaveve Serb! Shteti Bektashi, eshte pa pike llogjike ne shekullin qe po jetojme.
Skenderbeu do u shkerdhente motrat dhe grate
Po shtetin e jehovajt kur do e krijosh?
Asnji pidhmoter qe lpijn bolet e turkut edhe grekut nuk ka surrat te flase per vepren kombetare te vellezerve Frasheri.Ata ,se bashku me shume patriote te tjerë ringriten ndergjegjen kombetare we solli çlirimin nga pushtusi Osman.