Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit homazhe pranë varrit në Vlorë

24 Janar 2026, 13:32Kulturë TEMA
Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail

Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, sot u zhvilluan në Vlorë, homazhe në varrin e tij monumental.

Për të nderuar kujtimin dhe veprën e Ismail Qemalit, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, deputeti Ardit Bido, prefektja e qarkut Evis Allushi, kryetarja e Bashkisë Bruna Mersini dhe personalitete të tjera morën pjesë në këtë ceremoni përkujtimore.

Ministri i Mbrojtjes, Vengu u shpreh se duke përkujtuar veprën këmbëngulëse të Ismail Qemalit, ripërtërijmë paktin shekullor të Vlorës për pavarësinë, dinjitetin dhe përgjegjësinë tonë për ta çuar Shqipërinë përpara.

Ismail bej Vlora, ishte arkitekti i shtetit shqiptar, me një vizion shtetformues dhe guxim politik, ai i dha Shqipërisë pavarësinë dhe hodhi themelet e para të shtetit shqiptar.

Ismail Qemali ishte pasardhës i njërës prej familjeve më të mëdha të Shqipërisë së Jugut. Lindi në Vlorë, në vitin 1844, biri i Mahmut Nedim beut.

Ndërroi jetë më 24 janar 1919, në Peruxhia. Ismail Qemali është varrosur dy herë. Herën e parë në shkurt të vitit 1919 në Kaninë, vendin e lindjes dhe të paraardhësve të tij, dhe herën e dytë më 28 Nëntor në Vlorë, viti 1932. A.K./TemA

3 Komente

  1. P
    Parku Rinia

    Ashtu si per Heroin Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, edhe per Heroin e Pavaresise, Ismail Qemali, ¨paria¨ e kalbur e pseudopatriote i kremton vetem e vetem DateVdekjen (pas helmimit !) dhe JO DateLindjen, 16 janar 1844 ?!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parku Rinia

      Ashtu si per Heroin Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, edhe per Heroin e Pavaresise, Ismail Qemali, ¨paria¨ e kalbur e pseudopatriote i kremton vetem e vetem DateVdekjen (pas helmimit !) 24 janar 1919, e JO DateLindjen, 16 janar 1844 ?!

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zenel Tepelena

        Ismail Qemali me Skënderbeun dhe Naim Frashërin janë tre Emblema të Kombit. Turp për shtetin që e ka lënë shtatoren e Ismail Qemalit në atë vend aspak të përshtatshme për këtë personalitet të kombit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje