
Në “Durrësin e mozaikëve” ka dalë edhe njëherë tjetër në dritë, një mozaik tepër i rrallë, që mendohet se daton në shek. I të e.s.
Ky është mozaiku i Meandrit, dikur dyshemeja luksoze e një banese antike, që prej vitesh ishte zhytur në ujërat e zeza të pallatit, në nëntokën e të cilit u zbulua.
Me nisjen e punimeve për riforcimin e pallatit shumëkatësh të dëmtuar nga tërmeti në lagjen nr.11 të Durrësit, pati shpresë edhe për mozaikun me një moshë rreth 1900-vjeçare.
“Ne kemi gati 2 muaj që po punojmë këtu dhe kur kemi ardhur, në gjendjen fillestare, këtu ka qenë 60 cm uji dhe këtu ka qenë gjithë fekale. Për 2 javë rresht kemi punuar pa ndërprerë, me 2 turne, për ta çuar në këtë gjendje që është sot”, thotë Leonard Kalia, drejtues i punimeve.
Me gjithë punën e bërë, monumenti i kulturës i Kategorisë së Parë rrezikon sërish.
“Ka prurje çdo ditë. Çdo herë që bie shi, këtu mbytesh”, shprehet Kalia.
Prandaj përfaqësuesit e kompanisë nënvizojnë si emergjente gjetjen e një zgjidhje konkrete.
“Kjo ka nevojë për një ndërhyrje nga bashkia, se këtë problem e kanë edhe pallatet ngjitur. Duhet një bashkëveprim, sepse këtu ka shkarkime tubash dhe disnivel. Ne kur kemi ardhur këtu e kemi hequr vetë komplet ujin edhe pse është një punë që nuk na takonte.
Duhet të veprojë sa më shpejt edhe bashkia, sepse nëse ne mbarojmë punë dhe ata e lënë në atë gjendje, atëherë këtu me shumë mundësi gjatë dimrit mund të ketë ujë prapë”, thekson Redi Vila, inxhinier.
I zbuluar për herë të parë në vitin 2005, mozaiku i Meandrit është i punuar në teknikën bardhezi dhe ka në brendësi simbolin e diellit në lëvizje.
Për vetë rëndësinë që ka objekti, bashkia në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, ka kërkuar zhvendosjen e tij drejt Muzeut Arkeologjik të Durrësit.
Pra kane ndertuar mbi mozaike, ky eshte krim pervecse shkelje ligji.
Ne kohen e Perandorise Romane, Durresi ka pasur 250 000 banore, ne vitin 1914, 7 000 banore. qytet nderlidhes midis Perandorise Romane dhe asaj Bizantine. Nuk tha me kot arkeologu i famshem Leon Rei, qe Durresi duhet te zhvendoset. Por, neglizhenca e regjimit enverian dhe makuteria e kesaj pseudodemokracie shqiptare, beri qe betonizimi tip Vangjush Dako, te varrose vlerat e te pareve tane dhe Durresi te humbase turizmin arkitekturor. Turpe te pamata qe vetem shqiptaret i bejne!
ato 250 000 banore ishin ne shumice Arber/Ilire, keta 7 000 banoret e 1914 ishin mbetje turke. ju prisni qe kafshe kaukaze qe therin dele ne mes te rruges per bayrom e ramazon te kene interes per vlerat tona?
Po sa mozaikë të tjerë kanë shkatërruar këto talibanë …
Late periferite, ju versulet reres dhe kenetes se durrsit dhe ndertuat sa mundet e si mundet. Keshtu bete gjithandej. Kurse tani flisni per mozaiket. Njerez primitive.
duhet rrafshuar Durresi qe te kemi vetem mozaike, popullin ta çojme ne diber
duhet rrafshuar Durresi qe te kemi vetem mozaike, popullin ta çojme ne diber
Gjithe bota ben cmos te nxjerrin ne drite cdo gje antike , sepse e dine mire qe gjerat antike sjellin turizem nga gjithe bota, por ne na pelqen akoma bishti , qe edhe vet neandertalet do habiteshin me popullin me debil ne bote, qe i kemi te mirat dhe i mbulojme me beton.
sa popull kulturdashes jemi!
U zbulua per here te parë ne 2005 tani u zbulua prapë ne 2023 a ju qfsa mousin
U zbulua per here te parë ne 2005 tani u zbulua prapë ne 2023 a ju qfsa mousin
O bageti, jo te zhvendosni mozaikun, por hidhni ne toke pallatin dhe rrasni ne burg maskarain qe ka ndertuar mbi historine qe ka mbijetuar 1900 vjet. Rraseni motherfuckerin brenda, dhe hidhjani celesat tek Titaniku, qe mos kete peshkaqen qe ti nxjerre me.
Barbare
Zhvendos?!...wow!! hidhni gerdallen ne toke, dhe i jepni frymemarje, te tjeret skane histori dhe e krijojne, ne i varrosim