"Nëse nuk e lejon Elën të vijë në klubin tënd, unë nuk do të vij më kurrë në këtë vend"
-këto janë fjalët e Marilyn Monroe-s së madhe.
Ella Fitzgerald nuk lejohej të performonte në klubin më të famshëm të Hollivudit, "Mocambo", sepse ishte grua, me ngjyrë dhe mjaft e shëndoshë.
Marilyn Monroe, një fanse e madhe e saj, e telefonoi pronarin dhe i shpjegoi se nëse ai do ta punësonte Ellën në klubin e tij, ajo do të ishte aty çdo natë, gjë që do t’i garantonte lokalit të ardhura të bollshme dhe një mbulim të madh nga shtypi.
Pronari e punësoi Ellën dhe Marilyn ishte aty, ulur në rreshtin e parë, çdo natë siç kishte premtuar. Marilyn ishte një grua e pazakontë!
Gratë e vërteta mbështesin gratë e tjera. Artistët e mëdhenj mbështesin artistë të mëdhenj, por mbi të gjitha, qeniet njerëzore të vërteta mbështesin qeniet e tjera njerëzore.
/Na Ishte Dikur/
Lini një Përgjigje