Një përvojë unike artistike dhe kulturore do të përjetohet në Tiranë nga data 9 deri më 12 qershor, në kuadër të Javës Kulturore Izraelite, pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare të organizuara nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Nga teatro kukullash, te kërcimet që rishkruajnë marrëdhënie njerëzore, dhe te tingujt shpërthyes të një grupi rock-u që shpërndan mesazhe paqeje, publiku do të mund të shijoje një eksperienë ndryshe.
Dita e parë e Javës Kultuorore Izraelite hapet më 9 qershor, në Teatrin e Kukullave me shfaqjen “When All Was Green” nga Dikla Katz dhe Avi Zlicha, që rrëfen historinë e një djali dhe një peme. Duke përdorur libra të vjetër, kopertina të ricikluara dhe faqe të zverdhura, artistët ndërtojnë një univers ku fëmijëria dhe natyra takohen me betonin e gri të qyteteve moderne. Me 16 çmime ndërkombëtare dhe me turne në më shumë se 30 vende të botës, kjo shfaqje prek çdo publik pa përjashtim, sepse përçon mesazhe të thella pa asnjë fjalë, duke komunikuar përmes emocioneve dhe artit të lëvizjes. Pas kësaj shfaqje, artistët e Teatrit të Kukullave do të udhëheqin një workshop interaktiv për fëmijë dhe të rritur.
Ndërsa më 11 qershor, një skene e vendosur te instalacioni Reja, do të elektrizohet me koncertin e “Orphaned Land”, një nga legjendat më të shquara të rock. Ky grup izraelit, themeluar në vitin 1991, ka përdorur muzikën si mjet për të përhapur mesazhe paqeje dhe bashkimi mes kulturave. Me pesë albume dhe fansa nga Lindja e Mesme deri në Evropë e Amerikë, “Orphaned Land” ka fituar çmime ndërkombëtare për përpjekjet e tyre që japin mesazhe paqeje. Shumë fansa kanë nisur edhe një peticion për t’u dhënë atyre Çmimin Nobel për Paqe.
Java Kulturore Izraelite do të mbyllet më 12 qershor, me baletin modern “I carry you hold” nga Olivia Court Mesa dhe Yochai Ginton që do të shfaqet në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ky duet eksploron marrëdhëniet midis një gruaje dhe një burri ku nuk ekziston pushteti apo nënshtrimi. Bëhet fjalë për një dialog trupor të ndërtuar me delikatesë dhe intensitet, që reflekton mbi barazinë, ndjeshmërinë dhe emancipimin.
Të gjitha aktivitetet janë të hapura dhe falas për publikun. Pas Izraelit, radhën do ta ketë Java Kulturore Suedeze e cila nis me datë 13 qershor.
- RTSH
Organizatoret,Ministria perkatese,realisht demostron "pa ndjeshmeri" te Pa Faleshme,duke ftuar dhe pranuar Izraelitet ne kete aktivitet kulturor ! Si mundet ? Me cfare "llogjike" humane ? Deri sot ne konfliktin dhe dhunen e pa shembullt qe Izraeli po ushtron,ndermjet dhjetra mijera viktimave,ka vrare afro 17 mije Femije nga mosha 0 deri ne 15 vjec !! Dhjetra mijera Femije te tjere jane te gjymtuar ose kane humbur prinderit e tyre !! Mendoni pak per nje cast..... kane vrare Jo Nje Mije,Jo Pese Mije,Jo Dhjete Mije,POR,afro 17 Mije Femije ! Nazizem i "paster" ! Si mundet nje komb qe ka provuar ne "kurrizin" e tij,krimet Naziste,te kryeje ne kohet tona,pas me shume se 80 vitesh,krime te till vertet te perbindeshme ?! "Ironia" tjeter e madhe e ketij aktiviteti absurd,eshte se nis me cfaqje tek Teatri i Kukullave ,nderkohe ne "kurrizin" e performuesve rendojne 17 mije femije te vrare,qe normalisht do te ishin "spektatore" te nje teatri kukullash ?! Cdo Prind,cdo Gjysh dhe Gjyshe,cdo njeri normal,ne emer te Humanizmit Njerezor,duhet ta bojkotoje kete "prezantim",sa absurd,aq edhe te turpshem per tu ndjekur ! Injorance dhe Anti Humanizem i Organizatoreve ! Ilir A