Parisi është një prej kryeqendrave të botës dhe qendra e Europës. Parisi është ndërgjegjia e intelektualëve të të gjitha viseve.
Montmartre është një prej lagjeve më me emër të saj. Prehja e ndër të tjerave e Moulin Rouge-it ajo paraqet atë çka është e veçantë për këtë qytet.
Shpirti i tij. Shpirti i Parisit. Ne shpesh mendojmë se arkitektura është e thjeshtë, ca tulla, ca llaç, e voila. Në fakt këtu, në foto, na jepet dimensioni më artistik i Parisit, dimensioni i tij romantik.
Jo lagjia e Modiglianit, Montmartre është megjithatë lagjia e Sacre Coeur, katedrales së vjetër dhe Gare du Nord. A.K./TemA
Nuk do thoja qe Montmartre eshte “shpirti” i Parisit. Ndoshta qendra artistike e tij, ku shkojne artistet, piktoret dhe muzikantet per te pikturuar dhe per te luajtur muzike dhe ku ne vitet 1920 mblidheshin neper lokale ajka intelektuale e letersise boterore per te biseduar dhe shkruar. Ne kuptimin me te gjere, “qender” te Parisit mund te quajme bulevardin Hausmann me operan e jashtezakonshem Garnier, ose sheshin La Conorde, ose sheshin Vendome te rrethuar nga hotele luksi, ose zonen rreth Notre Dame, ose Champs Elysee. Shkurt, eshte nje qytet i vecante unik qe nuk ka nje kryeqender si Nju Jorku Manhatanin, ose Londra Central London, ose Roma Koloseun, ose edhe Tirana sheshin Skenderbej.
Parisi nje nga kryeqendrat e botes dhe qendra e Europes, dhe te gjitha emrat e lokaleve dhe vendeve i ke ne gjuhen frenge. Nuk i intereson francezeve qe Parisi eshte qytet mega global, eshte francez mbi te gjitha. Kurse ketu ne Tirane nuk merret vesh, je ne Shqiperi, ne SHBA, apo ne Itali, te gjitha emrat e lokaleve, hoteleve, restoranteve jane ne anglisht ose italisht. Mos te flas pastaj per gjuhen skandaloze anglo-shqipe te perdorur neper televizionet shqiptare. “Nisim startimin e eventit” “Kolori pink” “Event grandioz” etj etj palacolleqesh. Reperat shqiptare kendojne kenge me titull “Zhytem”. Cfare domethene do thoni ju? Folja zhytem ne shqip? Jo, “Te dua” ne frengjisht. Pune belegesh shqiptare qe e quajne trendi te flasin gjuhe tjeter ne vend te shqipes, gjithandej neper kenge, emra emisionesh, lokalesh, hotelesh etj etj. Nuk kemi as shtet qe te mmbroje me ligj perdorimin e shqipes se paster.