Petro Marko, një nga themeluesit e prozës moderne shqiptare

25 Nëntor 2024, 13:40Kulturë TEMA
Petro Marko, një nga themeluesit e prozës moderne shqiptare

Më 25 nëntor 1913, lindi në Dhërmi shkrimtari Petro Marko. Ai është cilësuar si shkrimtari kundër-rrymë, i cili nëpërmjet prozës moderniste arriti t’i bëjë bisht caqeve uniformizuese të realizmit socialist. 

Ndërsa në rangun ndërkombëtar, është pjesë e radhëve të shkrimtarëve të brezit të humbur, së bashku me Ernest Heminguejn dhe Erik Maria Remarkun.

Në vitin 1936, Marko iu bashkua radhëve të Luftës Civile të Spanjës me një grup prej 40 shqiptarësh. Në klimën e luftës nacional-çlirimtare, u kthye në atdhe ku ra në prangat e italianëve dhe së bashku me 600 të burgosur të tjerë u internua në ishullin e Ustikës.

Kjo do ta ndikonte të sillte, vite më vonë, veprat si “Nata e Ustikës”, “Hasta la vista” dhe “Qyteti i fundit” që portretizojnë shkretinë e luftës, duke himnizuar paqen dhe humanizmin.

Për një dekadë, pas publikimit të romanit të tij të bujshëm “Një emër në katër rrugë”, në vitin 1972, Petro Markos iu ndalua e drejta e botimit, pasi u denoncua nga kritika e indoktrinuar, për gabime ideore.

4 Komente

  1. S
    Shkembi

    Asnje bisht nuk mundi tu beje Petrua parimeve te realizmit socialist. Madje veprat e tij Ara ne mal e vecanerisht Cuka e shtegetarit, na rrefejne qarte katandine e nje shkrimtari sado I talentuar qe te jete. Shkrime te tilla nuk e nderojne nje figure te tilke si Petrua I cili ka hak studime shume te thelluara, per te arritur tek thelbi I tij shpirteror.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vezhguesi

      Shkembi-nga sa shkruani dukesh se e keni jetuar kohen e komunizmit ne Shqiperi dhe si i tille duhet ta dini se sa te lire ishin shkrimtaret dhe artistet ne ate kohe per te shprehur idete e tyre perparimtare. Te ndodhur ne keto kondita, shpesh ata ishin te detyruar qe te shkruanin sipas parimeve te kohes. Kjo eshte mese e qarte kur lexon edhe vepra te Kadarese apo Agollit e te tjere shkrimtareve shqiptare te cilet ushtruan profesionin e tyre nen regjimin komunist. Ajo qe duhet thene eshte se Petro Marko ka qene nje desident i vertete dhe i zhgenjyer nga teorite komuniste, te cilat i perqafoi ne rinine e tij te hershme kur luftoi ne Spanje kunder fashizmit. Mbi te gjitha Petro Marko ka qene nje patriot i shquar shqiptar qe ka demaskuar perpjekjet e qarqeve shoviniste greke per te krijuar minoritet edhe ne Himare ku ka patur dhe ka zero greke. Marko ka treguar me prova se si e mesuan himarjotet gjuhen greke si dhe ka treguar me emra e mbiemra spijunet e Greqise ne Himare. Per fat te keq, historia po perseritet ne ate krahine te vendit tone ku me ndihmen e maskarenjve si Berisha e Meta, u krijuan incidentet ne zgjedhjet e fundit lokale me turkoshakun Fredi Bejleri qe u kandidua si kandidat per K. Bashkie ne Himare.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        Natyrisht qe e kam jetuar dhe Petro eshte nder shkrimtaret e mi me te dashur. Jam plotesisht dakort me ju. Ndaj them se per te duhen studime e analiza te thella e jo si te behet fjale per Fahri Balliun a Kel Demin, shkrimtar te shquar te kohes se zagarlliqeve

        Përgjigjjuni
    2. C
      CCCP

      PETRO MARKO ,,DUKET NGA EMRIN SI SHQIPTAR GREKORTHODHOKS,,,QE TE JET PURO SHQIPTAR ,,,DUHET TA KISHTE ,,,PETREF OSE PETRIT,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje