Drutë

24 Nëntor 2024, 20:18Kulturë TEMA
Drutë

Nga Ylli Demneri

Rruga e asfaltuar ndiqte vijën e thyer të bregut, por një çast u desh të kaloj nëpër një shteg të ngushtë mes për mes pyllit. Sa bëra dy-tre hapa, duke ecur në një tokë të qullur e të mbuluar me gjethe, ndjeva erën e drurit të lagur, një erë e njohur që më solli menjëherë ndërmend «drutë». Drutë që blinim për dimër e që herë-herë qëllonin të lagura. Nga të gjithë ne, më shumë shqetësohej nëna. Dhe ishte e natyrshme, ajo merrej zakonisht me ndezjen e sobës. Po shoferi i kamionit apo Zukut, bashkë me një tjetër, me të marrë kuponin hapnin menjëherë njërën nga portat e vogla nga ku zbrazej një «latë» dru, pa e lënë nënën të qahej « për fatin e keq ». «Shoqe, po si more tashti, priti mas nji muji ! » i thoshte jevgu majë kamionit. Dhe si për ta ngushëlluar, shtonte : «Për Zotin, kshu ishin të gjitha. I ka myt shiu gjith kto dit. » «Kam një muaj që i kam prenotuar, sot e gjetët ju që t'i sillnit ? ! » - vazhdonte nëna që nuk i kishte ikur akoma inati. Shoferi, gjatë kohës që shkarkoheshin drutë, ndizte cigaren, ndërsa pak nga pak kalimtarët ndalonin sikur të shikonin ndonjë spektakël me bukët pesëdhjetëshe në dorën e ngitur lart. «I djegshi me shnet ! » dëgjohej ndonjë komshi që kalonte duke nxituar.
Bashkë me motrën vraponim për të veshur «një rrobë të vjetër » e shtrinim krahët për t'i ngarkuar me drutë e lagura. Aq pranë fytyrës, era e tyre (lagështi e myk), të çante hundët...
Ajo erë që ndjeva tek po ecja nëpër atë shteg të ngushtë mes pyllit në Île d'Aix. Të tjerët ishin larguar ndërsa unë qëndrova për të thithur atë aromë drurësh të qullur, duke nuhatur si një qen që kërkon gjurmët e të zotit. Vazhdova rrugën ndërsa po më pushtonin kujtimet e një kohe të shkuar. «Ajo që ne e quajmë realitet është një lloj raporti mes ndijimeve e kujtimeve që na rrethojnë njëkohësisht», shkruan Proust në romanin e tij « Koha e rigjetur».
Maj 2014

8 Komente

  1. M
    Marinela

    Po ky?!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Na mbyten semaforet e fshatit

      marinela,qe te pelqejne vec kur ta kendojne nga poshte.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lugu gjat

      Vërtet lajm. Nuk e di ,a unë kam rrjedhur, a është për të ulëritur.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zooparku arnaut

        Si shpellar, nuk futesh tek njerzit, prandaj dhe nuk ke lidhje me ndjenjat e tyre.

        Përgjigjjuni
      2. S
        S...

        Bukur...na ktheve kohën pas në vitet e fëmijërisë...

        Përgjigjjuni
        1. s
          shqip

          Sakte

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vezhguesi indiferent

          Nuk e kuptova cfare desh te thoshte shkrimshkruesi. M'u duk si hartim i nje nxenesi te dobet te 9-vjecares. Apo e kam gabim une? Mbase une nuk arrita ta rrok mesazhin e thelle qe fshihet ne shkrim? Pastaj, pse kaq racist me jevgjit e shkrete? Egjiptianet punen e tyre benin. Dem koha e leximit, prandaj reagova.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Veli Stafa

            Skica eshte e bukur per ata qe e kane jetuar ate kohe. Por te tjeret te ardhur me vone nuk e kuptojne.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje