VIDEO/ “Kthimi i ushtrisë së vdekur,” premiera e filmit të restauruar vjen në ekranin e kinemasë më 25 nëntor

24 Nëntor 2024, 10:59Kulturë TEMA
VIDEO/ “Kthimi i ushtrisë së vdekur,” premiera e filmit

“Kthimi i ushtrisë së vdekur,” filmi me regji dhe skenar të Dhimitër Anagnostit dhe i bazuar në romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë, do të shfaqet në variantin e restauruar në kinema, të hënën e 25 nëntorit në Tiranë.

Filmi është një prodhim i vitit 1989 dhe vjen i restauruar falë bashkëpunimit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) me laboratorin “Augustus Color”.

Projekti vjen gjithashtu në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të vendit. Premiera do të mbahet më 25 nëntor 2024, në Kinema Millennium, në Tiranë.

Lini një Përgjigje