Mimoza Kore, historiane gjuhe e ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv foli për historinë e emrit shqiptar. Profesoresha thotë se për herë të parë emri “shqiptar” dokumentohet në fjalorin e Françesko Maria Da Leçe, në vitin 1702, për t’u pasuar me të tjerë studiues të huaj që kanë përfshirë në veprat e tyre emrin shqiptar dhe gjuhën shqipe.
“Emri shqiptar për herë të parë dokumentohet në fjalorin e Françesko Maria Da Leçes në vitin 1702 në parathënie të fjalorit diksionar italiano-shqiptar. Aty thotë: "O shqiptar i dashur!". Dhe aty del për herë të parë fjala shqiptar dhe e shpjegon. Para disa viteve unë u thosha studentëve që emri shqiptar ka dalë për herë të parë në aktet e Kuvendit të Arbrit në 1703-shit, të cilat u botuan në latinisht dhe shqip në 1706-ën. Aty shkruhet një thirrje: "Kush do të bëhet misionar duhet të jetë shqiptar!” Nga studiuesit arbëreshë, nga profesor Matteo Mandala, ne e dinim dorëshkrimin e Françesko Da Leçes, por ai bëri të mundur bashkë me një kolegun tonë në Itali, botimin e këtij fjalori dhe aty u njohëm tamam me emrin shqiptar. "Në çështjet e historisë së gjuhës", porosiste profesor Çabej "duhet të ecim me këpucë plumbi, ngadalë, drejt viteve të errëta." Unë tani u them studentëve që për herë të parë emri shqiptar ka dalë në vitin 1702, i dokumentuar.
Gjatë periudhës së Mesjetës emri ynë ka qenë "Arbër". Ne njihemi për herë të parë në hartën gjeografike të Ptolemeut në shekullin e dytë të erës sonë me emrin albanoi, fisi ilir dhe qyteti Albanopolis. Në shekullin e 11 ridalim përsëri te Michael Attaleiates, i cili e përdor emrin në formën “arvanitai”, në vitin 1078. Në 1078-ën Ana Komenne e përshkruan vendin “Arvanon” dhe “arvanit” quan popullin. Me emrin e parë na njohin popujt e tjerë. Italianët me rrënjën "ar" në "al", na quajnë albaneze, grekët alvanos. Edhe arbëreshët i quajtën arvanitas, turqit arnavut, gjermanët albaner. Të gjithë popujt e kanë përshtatur emrin shqiptar sipas rregullave të gjuhës së tyre. Edhe në jug edhe në veri në Mesjetë ne njiheshim si arbër. Por çfarë ndodhi që ne e bëmë shqiptar. Në bazë është fjala shqip, e cila në fjalorin e Françesko Da Leçes e shpjeguar brenda në fjalor, në italisht thotë: "Shqip do të thotë, qartë dhe dituri". Ndërsa shqiptar e përkthen me njeri që flet mirë dhe qartë. Këtë kuptim ka pasur. Dhe ai pastaj përdor emrin shqiptar si etnonimin tonë.”, tha gjuhëtarja në DritareTV.
Nga cili kafaz zoologik ka fal ki monkey...!?
Po ku e kishe problemin. Ti more kokëqip që të plaçin sitë??. (U fyeve gjë pse ka të dhënë të shkruar se kur Shqiptarët filluan të quhen të tillë). Rr.... k.... analfabet, idiot i mbrujtur me lavazh truri nëpër haletë anti-shqiptare!!
Po ty mor debil, mos të zuri gjë koka nga ato që lexove më sipër. Apo hajt punë bij të kooperativave jeni. Me qerre dhe lopë e keni fituar kulturën. Por tani edhe me "barin" në Angli! Katunar o bre burrê, me tê rrjepê 7 lêkurê, qytetar s'bêhesh kurrê!
Doli perseri kelyshi Janusllatos Thithikarisit...
"B" exohet nga sllavët dhe grekët "V". Prandaj "Albano" "Alvano".
NE GREQI I THON TURKALVANOS ,,,MYSLYMANIT SUNIT DHE SHIIT BEKTASHI ,,,, PSE NUK E THOT HISTORJANA ,,,