Vjen libri më i ri studimor për Ismail Kadarenë nga Alketa Spahiu!

25 Nëntor 2024, 10:31Kulturë TEMA
Vjen libri më i ri studimor për Ismail Kadarenë nga Alketa

Alketa Spahiu ka publikuar librin e saj të fundit, Kadare: Bashkëkohës i Epikes, te Shtëpia Botuese Onufri. Në këtë libër, Spahiu ofron një analizë të veprës së Ismail Kadaresë, të pasuruar me një intervistë ekskluzive me shkrimtarin.

Vepra është fryt i një hulumtimi të gjatë, pjesë e doktoraturës së saj të mbrojtur në Sorbonë, Paris, në vitin 2004.

Në librin e saj, Spahiu vë theksin te “joshja e Kadaresë ndaj epopesë” dhe analizon ndikimin e epikës në stilin e tij letrar.

Ajo argumenton se Kadare, pavarësisht rrënjëve të tij të thella në kulturën shqiptare, ka ndërtuar një univers që përçon vlera dhe tematika universale.

Përmes kësaj qasjeje, Kadare krijon një letërsi ku epoka të ndryshme shqiptare marrin formë nëpërmjet kulturës gojore dhe strukturës epike.

Lini një Përgjigje