Nxënësit në Zvicër sjellin magjinë e Eurovizionit, 16 klasa interpretojnë versione origjinale

10 Maj 2025, 16:14Kulturë TEMA
Nxënësit në Zvicër sjellin magjinë e Eurovizionit, 16

Nxënës nga shkolla të ndryshme të Zvicrës po sjellin krijimtarinë e tyre muzikore në skenën e Eurovizionit, që këtë vit mbahet në Bazel.

Të frymëzuar nga atmosfera festive e Eurovision Song Contest 2025, fëmijët kanë krijuar këngë origjinale përmes punëtorive muzikore të organizuara në bashkëpunim me Korporatën Zvicerane të Transmetimeve dhe kooperativën muzikore SUISA.

Pjesëmarrës janë nxënës nga 16 klasa të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët kanë punuar me muzikantë profesionistë për të kompozuar tekstet dhe meloditë e tyre.

Rezultati i kësaj pune do të prezantohet më 15 maj në një koncert të hapur në Barfüsserplatz, shesh që është kthyer në zemrën festive të Bazelit me rastin e Eurovizionit.

“Është emocionuese të mendosh që do të këndojmë të gjithë së bashku para mijëra njerëzve,” u shpreh Tessa Cajani, një nxënëse 13-vjeçare nga Vernier.

Mësuesja e muzikës, Anais Carre theksoi se përfshirja në projekt ka sjellë një valë entuziazmi dhe kreativiteti në klasat e saj.

Për shumë prej fëmijëve, ky projekt përfaqëson më shumë se një koncert është një realizim ëndrre.

Të kënduarit është mënyra ime për t’u shprehur,” tha 12-vjeçarja Angelina Morisod, ndërsa Lyandro Soares Dias e përshkroi këtë eksperiencë si “Ligën e Kampionëve” të muzikës.

Ky koncert i veçantë është pjesë e një jave festive që shoqëron Eurovizionin në Zvicër, i cili këtë vit zhvillohet pas fitores së këngëtarit zviceran Nemo në edicionin e mëparshëm të mbajtur në Suedi.

/RTSH/

Lini një Përgjigje