Opera “La Serva Padrona” sjell atmosferë fantastike në Teatrin e Operas

29 Mars 2026, 11:10Kulturë TEMA
Opera “La Serva Padrona” sjell atmosferë fantastike në

Opera “La Serva Padrona” solli një atmosferë të gjallë artistike në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP).

Publiku e mirëpriti shfaqjen me duartrokitje, ndërsa ndërthurja e lojës skenike me muzikën krijoi një përjetim dinamik dhe tërheqës.

Rolin e Serpinës, shërbëtores plot finesë dhe gjallëri, e interpretoi sopranoja Rovena Xhelili, ndërsa personazhi i Ubertos u soll në skenë nga baritoni Artur Vera.

Në rolin e Vespones u paraqit Denis Xhafaj, duke kompletuar ansamblin interpretues.

Tingujt e kompozitorit Giovanni Battista Pergolesi u interpretuan nga instrumentistët Gerd Cinxo, Edlira Prosi, Adrian Prosi, Mario Guralumi, Oltjon Lila dhe Etrita Ibrahimi.

Shfaqja u realizua nën drejtimin muzikor të maestro Dritan Lumshi dhe me regji nga Ada Gurra. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje