Restaurohet godina antike e Parkut Arkeologjik të Amantias

9 Maj 2025, 14:50Kulturë TEMA
Restaurohet godina antike e Parkut Arkeologjik të Amantias

Një tjetër thesar i trashëgimisë sonë kulturore “u ringjall” në Parkun Arkeologjik të Amantias.

Godina antike në agoranë, tashmë është e restauruar dhe gati për të pritur vizitorët e apasionuar pas antikitetit.

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë realizuan me sukses restaurimin e godinës antike në zonën publike të qytetit të lashtë të Amantias.

Gjatë procesit, u identifikuan dhe u përdorën disa prej blloqeve origjinale për të plotësuar muraturën. Godina rifitoi vertikalitetin dhe u ekspozua dyshemeja me pllaka guri, e ruajtur në gjendje shumë të mirë.

Ky monument i saporestauruar, i shtohet pasurisë së Parkut Arkeologjik të Amantias, duke e bërë atë një pikë të re referimi për të gjithë dashamirësit e historisë dhe kulturës sonë kombëtare./rtvora/

1 Komente

  1. J
    Ju lumte

    Rilindje Kombetare Shqiptare

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje