PAMJET/ Përfundon restaurimi i Kishës së T’Shëlbuemit në Rubik

26 Shtator 2024, 12:46Kulturë TEMA
PAMJET/ Përfundon restaurimi i Kishës së T’Shëlbuemit

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore njoftoi se ka përfunduar ndërhyrja konservuese/restauruese në pikturën murale të Kishës së T’Shëlbuemit në Rubik.

Falë programit të EU4Culture dhe punës së restauratores Edlira Çaushi dhe ekipit të saj, gjatë këtyre muajve u kryen punime konservuese/restauruese duke i dhënë një pamje tjetër të gjithë ambientit në pjesën lindore të kësaj kishe.

Specialistët e Sektorit të Veprave të Artit në IKTK mbikqyrën nga afër ecurinë e këtyre punimeve. Risi e ndërhyrjeve ishte zbulimi i fragmenteve të pikturës murale në faqet jugore dhe veriore duke plotësuar në mënyrë harmonike të gjithë bërthamën e kishës së vjetër.

Kisha e T’Shëlbuemit ose siç njihet ndryshe me emrin Kisha e Rubikut, është një ndër ikonat e krishtërimit shqiptar.

Manastiri mesjetar benediktin është i pozicionuar në një vend të favorshëm, në një truall të dukshëm shkëmbor të një kthese natyrore të lumit Fan, mbi qytetin e Rubikut.

Historiografia ka njohur abacinë e T‘Shëlbuemit si dhe kishën famullitare me të njëjtin emër. Dikur françeskane, në qytetin e Rubikut dhe në rrethin e Lezhës si dhe historikisht pjesë e kësaj dioqeze, sot përfshihet në peshkopatën më të re atë të Rreshenit.

Kisha e T‘Shëlbuemit qysh prej vitit 1166 e deri në vitin 1972, përmendet plot 34 herë. Kisha aktuale e Shpëtimtarit është njënefshe dhe fryt i disa fazave radikale të rindërtimit dhe restaurimit.

Që nga fundi i shekullit XIX deri në vitet e para të këtij mijëvjeçari ndërhyrjet i kanë ndryshuar plotësisht pamjen origjinale ndërtesës./atsh/

5 Komente

  1. x
    xyz

    Kush mund të ma përkthejë se çfarë do të thotë: T'Shëlbuemit?! Po Shnanou?!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      po meso shqip o bur, pastaj fillon perkthimi

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andreas

        Shelbyemi nga lat. Salvus Shpetimtari.. Shnanui nga Shen Antoni i Portugalise...

        Përgjigjjuni
      2. z
        zzz

        Jane katolik ,,,i thon te deformuara ,,,,psh , shenandou ,,eshte shen andoni ,,,orthodhokset i thon me drejt ,,

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drini.

          o o o o injorance qe merr persiper te shkruash boterisht. po cdo tethote Shijon ,Shemri, Shupal e plot te tjera ,nuk e di fare po fare Shqipen dhe evoluimin e saj.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje