"Urimet më të mira Mjeshtër Pashk Përvathi për këtë ekspozitë mbresëlënëse!
Miq, mos e lini pa e vizituar!" - shkruan botuesja Irena Toçi.
Pashk Përvathi ka lindur në Manati të Lezhës, me 27 Shkurt te vitit 1958.
Që në fëmijëri ushqen pasion për pikturën. Në moshën 21-vjeçare paraqitet për herë të parë në Ekspozitën Kombëtare në vitin 1979 me peizazhin "Vjeshtë në Manati" përkrah piktorëve më të njohur të vendit. Në vitin 1983 çel edhe ekspozitën e tij të parë vetjake. Gjatë viteve 1986-1990 studion ne Akademinë e Arteve në Tiranë (Pikturë Monumentale).
Mbas përfundimit te Akademisë se Arteve, është pjesëmarrës në shumë ekspozita personale dhe në grup në qytete të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht në Tiranë.
Vepra te tij sot janë pronë e koleksionistëve në Evropë, Amerikë dhe Azi. Në fondin e Galerisë Kombëtare te Arteve ka tre vepra.
Ky Pashk Përvathi është bërë si një piktor amator Ndini Bardhi që ishte nga Divjaka bënte piktura vetëm me pisha edhe ky të njëjtën temë gjithmonë detin pellgje refleksin e ujit bla bla bla,ndryshohe një herë se piktura nuk është vetëm peizazh...