Pasku për ATSH-në: “Onufri” vetëm në 15 ditët e shtatorit me 10 mijë vizitorë (VIDEO)

17 Shtator 2025, 13:10Kulturë TEMA
Pasku për ATSH-në: “Onufri” vetëm në 15

Muzeu Ikonografik “Onufri” gëlon nga turistët edhe në këto ditë vjeshte.

Numri i vizitorëve të huaj dhe vendas, ka arritur në 61,668, për vitin 2025. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Muzeumeve, Berat, Miklor Pasku, tha për ATSH-në se vetëm në 15 ditët e para të shtatorit, “Onufri” u vizitua nga 10 mijë persona, shkruan atsh.

“Supriza e këtij sezoni kanë qenë vizitorët francezë, të cilët ishin të shumtë në numër. Turistët francezë që vizitojnë Qendrën Muzeore renditen të dytët pas polakëve”, u shpreh Miklor Pasku.

Tek “Onufri” ka një lumë vizitorësh në oborrin e muzeut. Ata janë të kombësive dhe grupmoshave të ndryshme.

“Grup pas grupi, hyrjet e shumta dëshmojnë fuqinë e pashtershme të këtij vendi që mbetet gjithnjë magnet për publikun që admiron trashëgiminë kulturore”, thotë drejtori i kësaj qendre muzeore.

Trashëgimia kulturore e Beratit është jo vetëm kujtesë historike, por edhe identitet i gjallë që përbën interes edhe për një numër të madh vizitorësh që vijnë në vendin tonë dhe që duan të zbulojnë thesaret që mbartin muzetë e veçantë si “Onufri”.

1 Komente

  1. N
    Nje qytetar nga Berati i Larguat qe e ka vujt ne k

    Si lume Berati , u pasurua nga Turistet?Bravo i nipi Jani Pskut dikur Kryetar i Komitetit Ekzekutiv ose ne Komitet te Partise se mbaj mend mire por me detyre te rendesishme e bente mire luften e klasave (kulakeve ) sa mire i nipi Drejtor ? Dardha nen Dardhe bije per kulaket ska vend ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje