Pelegrinazh në 115-vjetorin e lindjes së Dervish Luzhës

15 Korrik 2025, 22:14Kulturë TEMA
Pelegrinazh në 115-vjetorin e lindjes së Dervish Luzhës

Tyrbja e Dervish Luzhës në fshatin Luzhë në Tropojë, është Monument Kulture, Kategoria I.

Në ditën e tij të lindjes, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër solli në vëmendje veprën bamirëse të Rexhep Balës i njohur si Dervish Luzha.

Sot, me dhjetëra kureshtarë dhe besimtarë vizitojnë këtë vend të mirë, për të rimarrë besimin e humbur duke e shndërruar vendin ku mbylli sytë dervishi i njohur nga më të vizituarit në të gjithë krahinën e Tropojës.

Çdo vit, jo vetëm banorë të Tropojës por edhe emigrantë që jetojnë jashtë Shqipërisë, kthehen në pelegrinazh tek ky vend, duke besuar në ndihmën e mbinatyrshme, shkruan atsh.

Dervish Luzha lindi në Luzhë 115 vite më parë, ndërsa u bë i njohur për aftësitë në shërimin e sëmundjeve apo largimin e shqetësimeve, duke u parë nga i gjithë komuniteti si shenjti i veriut.

Ai nuk jetoi kurrë në shtëpinë e tij, sepse atij i hapnin derën çdo shtëpi e Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës, madje kishte përcaktuar vetë vendin ku do të varrosej, aty ku sot ngrihet tyrbja. Sipas ritualit, në vendin e mirë nuk mund të futesh kur ke pirë alkool apo i pa ngrënë. 

2 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site......

    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....haleja e turkut Derrvic "monument kulture (kulture e sumes) !!madje kategoria 1 !!???

    Përgjigjjuni
    1. q
      qe te kuptosh o kokbosh

      Njesoj eshte edhe me halete orthodhokse dhe katolike, nuk kane asnje ndryshim nga haleja islamike! Feja eshte opium per popujt dhe sot eshte shnderruar ne kancer per njerezimin!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje